rr.’’Makedonija’’nr.19 (ndërtesa e SHT ,,Makoshped’’) contact@ombudsman.mk

Мени

Aktivitetet ndationrkombtare

PËRFAQËSUES I ZYRËS SË AVOKATIT TË POPULLIT REALIZOI VIZITË STUDIMORE NË REPUBLIKËN E KROACISË

03.06.2024

Përfaqësuesja e zyrës së Avokatit të Popullit – Këshilltarja Shtetërore, zonja Vaska Bajramovska Mustafa, së bashku me njëzet përfaqësues të tjerë të institucioneve të tjera të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ishte pjesë e vizitës studimore në Republikën e Kroacisë. Vizita u organizua në suaza të projektit të Këshillit të Evropës "Arsim cilësor për të gjithë", i financuar nga Republika Federale e Gjermanisë, në bashkëpunim me Rrjetin e Qendrave për Politika Arsimore. ...


PJESËMARRJE NË TAKIMIN RAJONAL TË MEKANIZMAVE PARANDALUES KOMBËTAR DHE ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE NË RAJONIN E ORGANIZATËS PËR SIGURI DHE BASHKËPUNIM NË EVROPË (OSBE) KUSHTUAR PARANDALIMIT TË TORTURËS DHE TRAJTIMIT TJETËR JOPËRKATËS – ME FOKUS NË SHËNDETIN MENDOR NË VENDET E PRIVIMIT TË LIRISË

09.11.2023

Në periudhën 9 dhe 10 nëntor të vitit 2023, këshilltarja shtetërore, Mr. Sllavica Dimitrievska, mori pjesë në takimin kushtuar shëndetit mendor në vendet e privimit nga liria, i cili i organizuar nga Shoqata për parandalimin e torturës (APT), Organizata për sigurinë dhe bashkëpunimin në Evropë (OSBE) dhe Këshilli i Evropës u mbajt në Kopenhagë të Danimarkës, ku morën pjesë përfaqësues të Mekanizmave parandalues kombëtar (MPK) dhe organizatave të shoqërisë civile që punojnë për këtë çështje në rajonin e OSBE-së. ...


PJESËMARRJA NË TAKIMIN E PARË TË RRJETIT TË MEKANIZMAVE PARANDALUES KOMBËTAR TË EVROPËS JUGLINDORE

01.06.2023

Përfaqësuesi i Avokatit të popullit-Mekanizmit parandalues kombëtar (MPK, Mr. Sllavica Dimitrievska - këshilltare shtetërore, mori pjesë në takimin e parë për vitin 2023 të Rrjetit të mekanizmave parandalues kombëtar të Evropës Juglindore, organizuar nga MPK-ja greke si kryesues i Rrjetit për këtë vit. ...


MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT REALIZOI VIZITË STUDIMORE TEK MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL I REPUBLIKËS SË POLONISË

25.04.2023

Në korniza të bashkëpunimit ndërkombëtar të Avokatit të Popullit – anëtarët e ekipit të Mekanizmit Parandalues Nacional (MPN) në përbërje prej: Mr.Sllavica Dimitrievska, këshilltare shtetërore, Aleksandar Trenkovski, këshilltar dhe Bardhyl Limani, këshilltar, në periudhën prej 25 deri me 28 prill të vitit 2023, realizuan vizitë studimore të MPN polak në suaza të së cilës zhvilluan edhe takim disa orësh me përfaqësues të Zyrës për të drejta themelore të FRONTEKS (Fundamental Right Officer FRONTEX). ...


PJESËMARRJE NË TAKIM TË RRJETIT TË MEKANIZMAVE PARANDALUESE NACIONALE TË EUROPËS JUGLINDORE

15.11.2022

Përfaqësuesit e Avokatit të Popullit – Mekanizmit Parandalues Nacional (MPN), Mr.Sllavica Dimitrievska, këshilltar shtetëror dhe Mr.Bardhyl Limani, këshilltar morrën pjesë në takimin e dytë të Rrjtetit të Mekanizmave Parandalues Nacional të Evropës Juglindore. Takimi është organizuar nga Bordi i Ombudsmanit Austriak, përkatësisht Mekanizmit Prandalues Nacional të Austrisë si kryesues i Rrjetit, ndërsa finansiarisht është përkrahur nga Këshilli i Evropës. ...