rr.’’Makedonija’’nr.19 (ndërtesa e SHT ,,Makoshped’’) contact@ombudsman.mk
TAKIM PUNE I AVOKATIT TË POPULLIT, Z.NASER ZIBERI ME KRYETARIN E KOMISIONIT RREGULLATIV PËR ENERGJETIKË DHE SHËRBIME TË UJIT, Z.MARKO BISLIMOVSKI
14.06.2022
Avokati i popullit, z.Naser Ziberi realizoi takim pune me kryetarin e Komisionit rregullativ për energjetikë dhe shërbime të ujit, Mr. Marko Bislimovski, në të cilin u diskutua për iniciativën e zyrës së Avokatit të popullit për ndryshimin e rregullores e cila ka të bëjë me leximin e njehsorëve të energjisë elektrike (matësve), përkatësisht ndyshime në praktikën e deritanishme. ...
PJESËMARRJE NË SEANCËN E 47 TË NËNKOMITETIT PËR PARANDALIMIN E TORTURËS DHE LLOJIT TJETËR TË TRAJTIMIT BRUTAL, ÇNJERËZOR OSE DEGRADUES OSE NDËSHKUES
Në seancën e 47-të të Nënkomitetit për parandalimin e torturës dhe llojit tjetër të trajtimit brutal, çnjerëzor ose degradues ose ndëshkues të Kombeve të Bashkuara e cila u mbajt në formë të uebinarit më datën 14 qershor të vitit 2022, përfaqësues i Mekanizit parandalues nacional, Mr. Sllavica Dimitrievska prezantoi situatën me migrantët dhe azilkërkuesit në vend, përkatësisht gjetjet dhe rekomandimet e Mekanizmit parandalues nacional nga vizitat e realizuara në vendet e privimit nga liria të migrantëve, azilkërkuesve dhe të huajve. ...
PJESËMARRJE NË TAKIMIN KOORDINUES DHE PREZANTIM I KOCEPTIT PËR HARTIMIN E STRATEGJISË MULTISEKTORIALE KOMBËTARE PËR TË DREJTAT E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA TË RMV
25.05.2022
Këshilltarët shtetëror të Seksionin për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës dhe personave me aftësi të kufizuara pranë Avokatit të popullit, znj.Vaska Bajramovska-Mustafa dhe znj. Vesna Kostiq, më datën 25.05.2022, morën pjesë në takimin koordinues në të cilin u prezantua Koncepti për përgatitjen e Strategjisë multisektoriale kombëtare për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara të RMV-së. ...
AVOKATI I POPULLIT Z.NASER ZIBERI MORI PJESË NË PUNËTORINË ME RASTIN E PESË VJETORIT NGA MIRATIMI I LIGJIT PËR MBROJTJEN E DENONCUESVE
18.05.2022
„Denoncuesit duhet të dijnë se ku, si dhe kur të denoncojnë, si dhe të dijnë se identiteti i tyre do të mbrohet plotësisht, veçanërisht kur kërkojnë të mbeten anonim. Mbrojtja e garantuar e denoncuesve për denoncim konsiderohet si një përfitim jashtëzakonisht pozitiv në çdo shoqëri demokratike që synon drejt sundimit të së drejtës. ...
U NËNSHKRUA MEMORANDUMI PËR BASHKËPUNIM ME FAKULTETIN E SIGURISË PRANË UNIVERSITETIT ,,SHËN KLIMENTI I OHRIT’’ - MANASTIR
16.05.2022
Avokati i popullit, z. Naser Ziberi dhe Dekani i Fakultetit të sigurisë pranë Universitetit ,,Shën Klimenti i Ohrit’’ në Manastir, prof. dr. Nikolla Dujovski, nënshkruan Memorandum me të cilin rregullohet bashkëpunimi i ndërsjellë në fushën e edukimit, trajnimeve, ofrimit të ndihmës eksperte në përgatitjen e projekteve të caktuara. ...