rr.’’Makedonija’’nr.19 (ndërtesa e SHT ,,Makoshped’’) contact@ombudsman.mk

Мени

Aktivitetet ndationrkombtare

PËRFAQËSUES TË MEKANIZMIT PARANDALUES NACIONAL MORËN PJESË NË KONFERENCËN ME RASTIN E 30 VJETORIT TË THEMELIMIT TË KOMITETIT PËR PARANDALIMIN E TORTURËS

03.11.2019

Këshilltari shtetëror për parandalimin e torturës, znj. Vjollca Rushaj dhe këshilltari për parandalimin e torturës, z. Aleksandar Trenkoski, si pjesë e Avokatit të popullit – Mekanizmit parandalues nacional të Republikës së Maqedonisë së Veriut, prej datës 3-6 nëntor të vitit 2019 morën pjesë në Konferencën në Strasburg, Francë, me rastin e 30 vjetorit të themelimit të Komitetit për parandalimin e torturës. ...


U NËNSHKRUA MARRËVESHJA PËR BASHKËPUNIM NDËRMJET OMBUDSMANËVE TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT, KOSOVËS DHE SHQIPËRISË

31.10.2019

Avokati i popullit, z. Ixhet Memeti mori pjesë në takim me kolegët e tij, Avokatin e popullit të Republikës së Kosovës, z. Hilmi Jashari dhe Avokatin e popullit të Republikës së Shqipërisë, znj. Erinda Ballanca, i cili u mbajt në Vlorë, Republika e Shqipërisë. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të Komisioneve për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi. ...


PJESËMARRJE NË PUNËTORINË PËR ROLIN E INSTITUCIONEVE NACIONALE PËR TË DREJTAT E NJERIUT NË NDËRTIMIN E PAQËS

29.10.2019

Përfaqësues i Avokatit të popullit mori pjesë në punëtorinë e titulluar “Duke hulumtuar rolin e Institucioneve nacionale për të drejtat e njeriut në ndërtimin e paqës“, organizuar nga Rrjeti Evropian i Institucioneve nacionale për të drejtat e njeriut (ENNHRI) u mbajt në Zagreb, prej datës 29 deri më datën 31 tetor të vitit 2019. ...


PËRFAQËSUES TË AVOKATIT TË POPULLIT MORËN PJESË NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE

17.10.2019

Zëvendës-avokati i popullit, znj. Vaska Bajramovska-Mustafa dhe këshilltar i zyrës së Avokatit të popullit morën pjesë në Konferencën ndërkombëtare dy-ditore me temë "Parandalimi i sjelljes çnjerëzore nga ana e policisë: përballja me sfidat që rezultojnë nga aktgjykimet e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut dhe institucionet e tjera pranë Këshillit të Evropës", që u mbajt në Mal të Zi, të organizuar nga Këshilli i Evropës. ...


PULLIT MORËN PJESË NË TRAJNIMIN/PUNËTORINË DY-DITORE PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

16.10.2019

Përfaqësues të Avokatit të popullit morën pjesë në trajnimin/punëtorinë dy-ditore për mbrojtjen e të dhënave personale nën titullin "Rregullorja e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave personale dhe sfidat nga aspekti i të drejtave të njeriut", e cila në organizim të Rrjetit Evropian të Institutit ndërkombëtarë të ombudsmanit (IOI) dhe Avokatit të popullit të Republikës së Latvisë u mbajt në Riga, Republika e Latvisë. ...