rr.’’Makedonija’’nr.19 (ndërtesa e SHT ,,Makoshped’’) contact@ombudsman.mk
KONFERENCA ME TEMËN „BE ME TY I PROMOVON TË DREJTAT E FËMIJËS PËR PJESËMARRJE DHE PËRFSHIRJE DEMOKRATIKE“
05.06.2023
Avokati i popullit, z. Naser Ziberi, mbajti fjalim përshëndetës në Konferencën e sotme, në fokus të së cilës ishin të drejtat e fëmijëve dhe në të cilën u promovua e drejta e fëmijës për pjesëmarrje demokratike dhe e drejta për përfshirje në të gjitha sferat e veprimit shoqëror. Konferenca u organizua dhe u mbështet financiarisht nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në kuadër të shënimit të 25-vjetorit nga themelimi i institucionit të Avokatit të popullit, ndërkaq në bashkëpunim me Fondacionin për iniciativa arsimore dhe kulturore "Hap pas Hapi", Ambasadën e parë të fëmijëve në botë "Megjashi" dhe Qendrën për kujdesin e familjes dhe fëmijëve KMOP-Shkup. ...
TAKIMI I PARË I BORDIT KËSHILLËDHËNËS PËR PROJEKTIN ARSIM CILËSOR PËR TË GJITHË - MAQEDONIА E VERIUT
20.04.2023
Këshilltarja shtetërore e Avokatit të popullit, mr. Vaska Bajramovska-Mustafa, e cila drejton seksionin e posaçëm për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara, si pjesë e Bordit këshillëdhënës të projektit ,,Arsim cilësor për të gjithë - Maqedonia e Veriut", mori pjesë në takimin e parë të Bordit këshillëdhënës për projektin, i cili u mbajt më datën 20 prill të vitit 2023, në Shkup. ...
ZIBERI-GËRKOVSKA: MBROJTJA EFEKTIVE E TË DREJTAVE TË QYTETARËVE ËSHTË PRIORITET, SË BASHKU PO I TEJKALOJMË DOBËSITË E ZBULUARA
13.04.2023
Avokati i popullit z. Naser Ziberi, realizoi takim me zëvendësen e kryeministrit të Qeverisë e obliguar për politikat e mirëqeverisjes, Sllavica Gërkovska, ku u bisedua për sfidat me të cilat po ballafaqohet ky institucion, por edhe për mënyrat se si të tejkalohen ato. ...
PJESËMARRJE NË TRYEZËN E RRUMBULLAKËT KOMBËTARE PËR MONITORIMIN E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE
28.03.2023
Përfaqësues nga Seksioni për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara pranë Avokatit të popullit, Vaska Bajramovska Mustafa dhe Albina Ismaili, morën pjesë në Tryezën e rrumbullakët kombëtare për monitorimin e të drejtave të fëmijëve, organizuar nga UNICEF-i dhe Ministria e punës dhe politikës sociale, e cila u mbajt në Klubin e deputetëve në Shkup, ku morën pjesë përfaqësues nga ministritë, organet kombëtare monitoruese, sektori joqeveritar, si dhe ekspertë për të drejtat e fëmijëve. ...
PËRFAQËSUES TË AVOKATIT TË POPULLIT MORRËN PJESË NË NGJARJE ME RASTIN E 21 MARSIT – DITËS BOTËRORE TË PERSONAVE ME SINDROM DOWN NË ORGANIZIM TË SHOQATËS “TRISOMIJA 21” – SHKUP
21.03.2023
Me rastin e 21 Marsit – Ditës botërore të personave me Down sindrom, në hapsirat e “Mladi Hab” – Shkup, ishte organizuar ngjarje nga ana e Shoqatës për ndihmë dhe përkrahje të personave me Down sindrom “Trisomija 21” – Shkup, në të cilën morrën pjesë përfaqësues të Seksionit për mbrojtje të të drejtave të fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara pran Avokatit të Popullit. ...