rr.’’Makedonija’’nr.19 (ndërtesa e SHT ,,Makoshped’’) contact@ombudsman.mk

Мени

Aktivitetet

SHËNOHET DITA NDËRKOMBËTARE E PERSONAVE ME PENGESA

03.12.2019

Me prezantimin e situatës lidhur me realizimin e të drejtës për arsimim të fëmijëve me pengesa në shkollat fillore në rajonin e Shkupit, që është pjesë e Raportit të veçantë për realizimin e të drejtës për arsimim të fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore (NVA), dhe promovimin e mekanizmit për monitorimin e implementimit të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me pengesa, Avokati i popullit, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup, shënoi 3 dhjetorin, Ditën ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta. ...


NËN MOTON “TË GJITHË JEMI TË = NË TË DREJTAT” U SHËNUA DITA BOTËRORE E FËMIJËS DHE 30 VJETORI NGA MIRATIMI I KONVENTËS PËR TË DREJTAT E FËMIJËS

20.11.2019

“Sot, shënohet Dita botërore e fëmijës, dhe tre dekada nga miratimi i Konventës për të drejtat e fëmijës nga ana e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Me këtë akt shtetet në botë u angazhuan që ta rrisin shkallën e respektimit dhe mbrojtjes së fëmijëve si kategori e ndijshme, të vendosin rregulla dhe standarde për realizimin e të drejtave të të gjithë fëmijëve, pa diskriminim, të sigurojnë ekzistencën dhe zhvillimin e tyre si dhe përfshirjen në jetën shoqërore, e gjithë kjo për interesin e tyre më të mire! ...


PËRFAQËSUES TË AVOKATIT TË POPULLIT MORËN PJESË NË DEBATIN PUBLIK PËR PRINDËSI TË PËRBASHKËT

06.11.2019

Përfaqësues të Avokatit të popullit morën pjesë në debatin publik me temë: Prindësia e përbashkët pas divorcit, organizuar nga ana e Komisionit për punë dhe politikë sociale të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë rast, u prezantuan përvojat dhe veprimet e Avokatit të popullit në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me shkeljet e të drejtave të fëmijës gjatë realizimit-mbajtjes së kontakteve personale me prindërit pas divorcit. ...


PËRFAQËSUES I AVOKATIT TË POPULLIT MORI PJESË NË SEANCË TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT NË LIDHJE ME DHUNËN FAMILJARE

29.10.2019

Implementimi i Ligjit për prevenim, parandalim dhe mbrojtje nga dhuna familjare, ishte tema e diskutimit në seancën publike që u mbajt në Komisionin për mundësi të barabarta të grave dhe burave e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Përfaqësuesi i Institucionit të Avokatit të popullit, këshilltari shtetëror, Nexhat Alii në fjalimin e tij theksoi se përmes diskutimit, Avokati i popullit mund të kontribuojë me eksperiencën e tij të deritanishme në interes të implementimit, përkatësisht zbatimit të dispozitave ligjore. ...


PJESËMARRJE NË SHËNIMIN E DITËS NDËRKOMBËTARE TË SHKOPIT TË BARDHË

15.10.2019

Me rastin e shënimit të 15 Tetorit – Ditës ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë – simbolit të personave të verbër (e njohur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara), zëvendës-avokati i popullit, znj. Vaska Bajramovska – Mustafa, së bashku me ekipin monitorues të implementimit të Konventës për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, morën pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë "Marrëveshja e Marakeshit- përfitime për personat të cilët nuk mund të lexojnë shtypin standard", të organizuar nga ana e Lidhjes nacionale të të verbërve të Republikës së Maqedonisë. ...