rr.’’Makedonija’’nr.19 (ndërtesa e SHT ,,Makoshped’’) contact@ombudsman.mk

Мени

Aktivitetet

TAKIM I AVOKATIT TË POPULLIT Z. IXHET MEMETI ME Z. RAJNER DEVILL DREJTUESIN E EKIPIT TË PROJEKTIT PËR MBËSHTETJEN E SEKTORIT TË JURISPRUDENCËS

09.06.2020

Avokati i popullit z.Ixhet Memeti u takua me z.Rajner Devill, gjyqtar i Gjykatës së Apelit në Gjermani, i cili është drejtues i ekipit të projektit „Mbështetje e reformave në sektorin e jurisprudencës“, i financuar nga Bashkimi Evropian, qëllimi kryesor i të cilit është mbështetja e implementimit të Strategjisë për reformë të sektorit të jurisprudencës dhe Planit aksionar në lidhje me pavarsinë, efikasitetin dhe cilësinë e punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe të përmirësohet efikasiteti i administratës në organet e jurisprudencës dhe forcimi i kapaciteteve të të gjitha palëve në sektorin. ...


GRUAJA ROME NË SHEKULLIN 21- MUNDËSI, KONTRIBUTE DHE SFIDA

07.03.2020

Zëvendësja e avokatit të popullit, znj. Vaska B-Mustafa, mori pjesë në Diskutimin Panel që u mbajt në prag të Ditës së gruas 8-Marsi në Shtëpinë e BE-së (EU house) në Shkup, ndërsa u organizua nga Koalicioni „Khetane“. ...


TAKIM I AVOKATIT TË POPULLIT ME AMBASADOREN E SHBA NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

05.02.2020

Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti realizoi takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut H.S. Kejt Mari Burns. ...


“HISTORI NJERËZORE” – SHFAQJA TEATRORE PËR NJOFTIMIN E QYTETARËVE ME MANDATIN DHE KOMPETENCAT E AVOKATIT TË POPULLIT

07.12.2019

Në Qendrën Kulturore Rinore në Shkup, në kinemanë “Frosina” u mbajt premiera e shfaqjes “Histori Njerëzore”, si pjesë e projektit “Ombudsmani im-teatri si metodë për rritjen e të drejtave themelore të njeriut”. ...


STUDENTËT E UNIVERSITETIT SHTETËROR TË TETOVËS MBAJTËN MËSIM PRAKTIK NË LËNDËN TË DREJTAT E NJERIUT NË ZYRËN E AVOKATIT TË POPULLIT

05.12.2019

Studentët e vitit të dytë të Fakultetit juridik pranë Universitetit Shtetëror në Tetovë, në kuadër të programit mësimor mbajtën mësim praktik në lëndën Të drejtat e njeriut, në zyrën e Avokatit të popullit. Gjatë vizitës, përmes bisedës me avokatin e popullit u njoftuan me punën e institucionit të Avokatit të popullit. ...