rr.’’Makedonija’’nr.19 (ndërtesa e SHT ,,Makoshped’’) contact@ombudsman.mk
TAKIM PUNE I AVOKATIT TË POPULLIT Z. NASER ZIBERI ME ZËVENDËSIT E ZYRËS QENDRORE DHE RAJONALE
16.02.2021
Puna në ekip, koordinimi i ndërsjellë, shkëmbimi i pikëpamjeve dhe përcaktimi i përbashkët i qëndrimeve për çështje të rëndësishme në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, janë pikat kryesore që dolën nga takimi i parë i punës së Avokatit të Popullit z. Naser Ziberi me zyrën qendrore dhe me ato rajonale. ...
TAKIM I AVOKATIT TË POPULLIT Z. NASER ZIBERI ME AMBASADORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT, E.T. FATOS REKA
10.02.2021
Avokati i Popullit z. Naser Ziberi realizoi takim me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut E.T. Fatos Reka, në të cilin Ambasadori ia uroi zgjedhjen në këtë funksion si dhe njëherësh ia përcolli përshëndetjen nga Avokati i Popullit të Republikës së Shqipërisë znj. Erinda Ballanca. ...
SHKËMBIMI I EKSPERIENCAVE TË OMBUDSMANËVE PËR FËMIJË, NË LIDHJE ME MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË FËMIJËS NË RAJONIN ADRIATIKO-JONIAN
24.08.2020
Zëvendësja e Avokatit të popullit, znj. Vaska B-Mustafa dhe këshilltarja shtetërore e Seksionit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara, znj. Vesna Kostiq, morrën pjesë në takimin online (elektronik) të organizuar nga ana e Ombudsmanit të rajonit Marçe, Republika e Italisë, në bashkëpunim me Sekretariatin e përhershëm të Iniciativës Adriatiko-Joniane ...
AVOKATI I POPULLI Z. IXHET MEMETI MORI PJESË NË TRYEZËN E RRUMBULLAKËT PËR TË DREJTAT E NJERIUT NË MAQEDONINË E VERIUT NË VIGJILJE TË HAPJES SË NEGOCIATAVE ADERUESE ME BE
08.07.2020
“Në ngjarjen e sotme, duke folur për të drejtat themelore me të cilat përcaktohen minimum standardet për sigurimin e sjelljes dinjitoze ndaj çdo individi, edhe një herë rikujtojmë se sa i rëndësishëm është promovimi i këtyre të drejtave dhe kultivimi i lirisë dhe demokracisë, barazia e qytetarëve dhe sundimi i së drejtës si vlera mbi të cilat themelohet Bashkimi Evropian, dhe të cilat ne si shoqëri duhet t’i përmbushim në rrugën për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”. ...
TAKIM I AVOKATIT TË POPULLIT Z. IXHET MEMETI ME Z. RAJNER DEVILL DREJTUESIN E EKIPIT TË PROJEKTIT PËR MBËSHTETJEN E SEKTORIT TË JURISPRUDENCËS
09.06.2020
Avokati i popullit z.Ixhet Memeti u takua me z.Rajner Devill, gjyqtar i Gjykatës së Apelit në Gjermani, i cili është drejtues i ekipit të projektit „Mbështetje e reformave në sektorin e jurisprudencës“, i financuar nga Bashkimi Evropian, qëllimi kryesor i të cilit është mbështetja e implementimit të Strategjisë për reformë të sektorit të jurisprudencës dhe Planit aksionar në lidhje me pavarsinë, efikasitetin dhe cilësinë e punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe të përmirësohet efikasiteti i administratës në organet e jurisprudencës dhe forcimi i kapaciteteve të të gjitha palëve në sektorin. ...