rr.’’Makedonija’’nr.19 (ndërtesa e SHT ,,Makoshped’’) contact@ombudsman.mk

Мени

Aktivitetet ndationrkombtare

ZËVENDËS AVOKATI I POPULLIT z. YLBER RUFATI MORI PJESË NË SHËNIMIN E 25-VJETORIT TË THEMELIMIT TË INSTITUCIONIT AVOKATI I POPULLIT I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

01.12.2025

Zëvendës Avokati i Popullit, Ylber Rufati dhe këshilltarja shtetërore, Merita Aliu Alili, morën pjesë në shënimin e 25-vjetorit të themelimit të Institucionit të Avokatit të Popullit të Republikës së Kosovës, i cili u mbajt më datë 01.12.2025 në Prishtinë, Republika e Kosovës. ...


VIZITË STUDIMORE E ZYRËS SË AVOKATIT TË POPULLIT NË MBRETËRINË E SPANJËS

15.10.2024

Një delegacion nga Zyra e Avokatit të popullit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga avokati i popullit z. Naser Ziberi së bashku me përfaqësues të Komisionerit të lartë për të drejtat e njeriut pranë Zyrës së Kombeve të bashkuara në Shkup dhe Programit për zhvillim të Kombeve të bashkuara-UNDP, nga data 15 deri më datën 17 tetor, realizoi një vizitë studimore në zyrën e Ombudsmanit të Mbretërisë së Spanjës. ...


PËRFAQËSUES I ZYRËS SË AVOKATIT TË POPULLIT REALIZOI VIZITË STUDIMORE NË REPUBLIKËN E KROACISË

03.06.2024

Përfaqësuesja e zyrës së Avokatit të Popullit – Këshilltarja Shtetërore, zonja Vaska Bajramovska Mustafa, së bashku me njëzet përfaqësues të tjerë të institucioneve të tjera të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ishte pjesë e vizitës studimore në Republikën e Kroacisë. Vizita u organizua në suaza të projektit të Këshillit të Evropës "Arsim cilësor për të gjithë", i financuar nga Republika Federale e Gjermanisë, në bashkëpunim me Rrjetin e Qendrave për Politika Arsimore. ...


PJESËMARRJE NË TAKIMIN RAJONAL TË MEKANIZMAVE PARANDALUES KOMBËTAR DHE ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE NË RAJONIN E ORGANIZATËS PËR SIGURI DHE BASHKËPUNIM NË EVROPË (OSBE) KUSHTUAR PARANDALIMIT TË TORTURËS DHE TRAJTIMIT TJETËR JOPËRKATËS – ME FOKUS NË SHËNDETIN MENDOR NË VENDET E PRIVIMIT TË LIRISË

09.11.2023

Në periudhën 9 dhe 10 nëntor të vitit 2023, këshilltarja shtetërore, Mr. Sllavica Dimitrievska, mori pjesë në takimin kushtuar shëndetit mendor në vendet e privimit nga liria, i cili i organizuar nga Shoqata për parandalimin e torturës (APT), Organizata për sigurinë dhe bashkëpunimin në Evropë (OSBE) dhe Këshilli i Evropës u mbajt në Kopenhagë të Danimarkës, ku morën pjesë përfaqësues të Mekanizmave parandalues kombëtar (MPK) dhe organizatave të shoqërisë civile që punojnë për këtë çështje në rajonin e OSBE-së. ...


PJESËMARRJA NË TAKIMIN E PARË TË RRJETIT TË MEKANIZMAVE PARANDALUES KOMBËTAR TË EVROPËS JUGLINDORE

01.06.2023

Përfaqësuesi i Avokatit të popullit-Mekanizmit parandalues kombëtar (MPK, Mr. Sllavica Dimitrievska - këshilltare shtetërore, mori pjesë në takimin e parë për vitin 2023 të Rrjetit të mekanizmave parandalues kombëtar të Evropës Juglindore, organizuar nga MPK-ja greke si kryesues i Rrjetit për këtë vit. ...