rr.’’Makedonija’’nr.19 (ndërtesa e SHT ,,Makoshped’’) contact@ombudsman.mk
KONFERENCË PËR SHTYP ME RASTIN E 3 DHJETORIT - DITËS NDËRKOMBËTARE TË TË DREJTAVE TË PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA
03.12.2024, SHKUP
“Avokati i popullit – Seksioni për mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, në konferencën e sotme për media, të cilën po e mbajmë pikërisht në ditën kur shënohet Dita ndërkombëtare e personave me atësi të kufizuara, në të cilën siç paralajmëruam do të prezantojmë gjendjet e konstatuara dhe rekomandimet e Avokatit të popullit për përmirësimin e arsimit të personave me dëmtime të dëgjimit, nga hulumtimi i kryer në QSHSHAR "Partenija Zografski"-Shkup, ku arsimohen nxënësit e shkollave të mesme të cilët janë me dëmtim të dëgjimit (të shurdhër dhe me vështirësi në dëgjim) nga i gjithë vendi. Disa prej këtyre nxënësve na u drejtuan për mbrojtje, duke treguar se nuk mund të ndjekin plotësisht dhe pa probleme procesin arsimor, për arsye se mësimdhënia për ta, edhe pse duhet, nuk zhvillohet gjithmonë me përdorimin e gjuhës së shenjave. Pas kësaj, filluam të monitorojmë realizimin e të drejtës për arsimim në gjuhën e shenjave për këta nxënës dhe pas masave të marra, konstatuam se është e nevojshme të inicohen ndryshime në drejtim të sigurimit të arsimit cilësor dhe përmirësimit të mësimdhënies për nxënësit me dëmtim të dëgjimit ". Këtë, ndër të tjera, e theksoi Vaska Bajramovska Mustafa, këshilltare shtetërore në Zyrën e Avokatit të popullit, e cila njëkohësisht udhëheq ekipin përgjegjës për monitorimin e zbatimit të Konventës për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, në konferencën për media të organizuar me rastin e 3 dhjetorit, Ditës ndërkombëtare të të Drejtave të personave me aftësi të kufizuara. Sipas saj, Analiza e gjendjes në këtë shkollë tregon se QSHSHAR "Partenija Zografski" Shkup është e vetmja shkollë e mesme shtetërore për nxënësit me dëmtim të dëgjimit (nxënës me probleme të dëgjimit dhe me vështirësi në dëgjim) në Maqedoninë e Veriut, në të cilën mësojnë nxënës, mjeti themelor për komunikim i të cilëve është gjuha e shenjave. Njohja e gjuhës së shenjave nga stafi mësimdhënës dhe edukativ nuk është kriter i detyrueshëm për punësim/punë në QSHSHAR "Partenija Zografski", andaj, punonjësit me iniciativën e tyre ose me iniciativën e udhëheqësisë ndjekin trajnime për të mësuar gjuhën e shenjave. Stafi aktualisht i punësuar mësimdhënës dhe edukativ nga QSHSHAR "Partenija Zografski" kanë Certifikata për nivele të ndryshme të njohjes së gjuhës së shenjave, me ç’rast brengos fakti se ka mësimdhënës që nuk e njohin fare atë, por ka nga ata që janë në nivelin fillestar të mësimit të gjuhës së shenjave, megjithëse disa prej tyre janë të punësuar në shkollë për një kohë të gjatë dhe kanë përvojë pune shumëvjeçare në të njëjtën. “Duke u nisur nga kjo që u tha, ndërsa me qëllim të përmirësimit të cilësisë së arsimit që marrin këta nxënës në shkollën e përmendur dhe përmirësimit të procesit edukativ-arsimor, përgatitëm Informacion për gjendjen të cilën e konstatuam gjatë vizitës në këtë shkollë dhe sot e dërguam pranë Ministrisë së arsimit dhe skencës. Në Informatë, ndër të tjera, rekomanduam që Ministria e arsimit dhe shkencës të marrë masa për zgjidhjen sistematike të problemit me mosnjohjen e gjuhës së shenjave, në mënyrë që të rregullojë njohjen e gjuhës së shenjave, në një nivel të duhur, si një kusht të detyrueshëm për personelin mësimor-edukativ, konform vendit të punës, por edhe për kuadrin e punësuar në vende të tjera të punës, i cili është në kontakt të përditshëm me nxënësit me dëmtim të dëgjimit (të shurdhër dhe me vështirësi në dëgjim). Gjithashtu, rekomanduam që Ministria e arsimit dhe shkencës, në bashkëpunim me QSHSHAR "Partenija Zografski" Shkup dhe organizatat përfaqësuese të personave me dëmtim të dëgjimit, si dhe shoqatat e tjera të qytetarëve që veprojnë në këtë fushë, të marrin masa me qëllim të ofrimit të trajnimeve të detyrueshme dhe të vazhdueshme për punonjësit për njohjen/përdorimin e gjuhës së shenjave, me çka do të forcohen dhe përmirësohen aftësitë e përdorimit të gjuhës së shenjave”, tha Bajramovska-Mustafa.