rr.’’Makedonija’’nr.19 (ndërtesa e SHT ,,Makoshped’’) contact@ombudsman.mk
KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E SHËNIMIT TË DITËS NDËRKOMBËTARE TË GJUHËS SË SHENJAVE
23.09.2024, SHKUP
Avokati i popullit, në këtë ditë - 23 Shtator, kur shënohet Dita ndërkombëtare e gjuhës së shenjave, thekson rëndësinë e gjuhës së shenjave si mjet bazë për komunikim për personat me dëmtim të dëgjimit, me ç’rast përkujton se gjuha e shenjave nuk është vetëm një mënyrë alternative komunikimi, por është një gjuhë e pasur dhe komplekse që pasqyron kulturën dhe identitetin e komunitetit që ka probleme me dëgjimin. Kjo ditë është e rëndësishme për ndërgjegjësimin për të drejtat e personave me dëmtim të dëgjimit dhe shërben për të mbështetur diversitetin në komunikim, me qëllim përfundimtar, promovimin e përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara. Avokati i popullit thekson se, njohja e gjuhës së shenjave si mjet natyror dhe bazë për komunikim, është kyçe për promovimin e përfshirjes dhe barazisë në shoqëri të personave me dëmtim të dëgjimit, ndërsa mbështetja për mësimin dhe përdorimin e saj është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një shoqërie në të cilën respektohet diversiteti dhe vlerësohen të drejtat gjuhësore dhe kulturore të këtij komuniteti.
AVOTATI I POPULLIT