rr.’’Makedonija’’nr.19 (ndërtesa e SHT ,,Makoshped’’) contact@ombudsman.mk

Мени

AVOKATI I POPULLIT HAPI LINJË TELEFONIKE FALAS PËR DENONCIM TË SHKELJES SË TË DREJTËS ZGJEDHORE

04.04.2024, SHKUP

Në zyrën e Avokatit të popullit, nga sot, e enjte (4 prill 2024) në ditën e fillimit të fushatës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe deri më datën 08 maj të vitit 2024 kur do të mbahet raundi i dytë i Zgjedhjeve presidenciale për vitin 2024 dhe Zgjedhjeve parlamentare për vitin 2024, qytetarët do të mund të denoncojnë çfarë do qoftë shkelje të së drejtës zgjedhore në linjën telefonike falas 0800 54321. Të gjitha parregullsitë qytetarët do të mund t’i denoncojnë gjatë rrjedhës së periudhës parazgjedhore si dhe në ditën/ditët e votimeve më datën 24.04.2024 dhe 08.05.2024.

Linja telefonike do të funksionojë çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në orën 16:00 dhe sipas denoncimeve të qytetarëve do të veprohet menjëherë, pas telefonatës së pranuar, ose sipas mesazhit të inçizuar përmes telefonit.

Avokati i popullit, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave zgjedhore të qytetarëve, do të marrë masa të menjëhershme për veprim efektiv nga organet kompetente të përfshira në procesin zgjedhor dhe nga institucionet e tjera që janë të detyruara të sigurojnë mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të garantuara të qytetarëve.