rr.’’Makedonija’’nr.19 (ndërtesa e SHT ,,Makoshped’’) contact@ombudsman.mk
Në bazë të përmbajtjes së dispozitave të nenit 36 të Ligjit për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik, , Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me seli në Shkup, në rr. “Maqedonia” nr. 19, tel: 3129-335, faks: 3129-359, e-mail: contact@ombudsman.mk, përmes personave zyrtarë për ndërmjetësim me informacione të karakterit publik tek Avokati i Popullit, Snezhana Teodosievska-Jordanoska dhe Zoran Billbilloski, përgatiti si vijon:
Gjatë periudhës raportuese pranë Avokatit të popullit janë parashtruar gjithsej 9 kërkesa për qasje në informata nga lista e informatave me karakter publik me të cilat disponon Avokati i popullit.Kërkesat në fjalë janë paraqitur nga 7 shoqata të qytetarëve dhe nga 2 persona fizik.Kështu, 5 kërkesave u janë përgjigjur pozitivisht, ndërsa sipas 4 kërkesave janë miratuar aktvendime për refuzim në kuptim të nenit 17, paragrafit 3 të Ligjit për qasje të lirë në informata me karakter publik.Nga ana e kërkuesve nuk është parashtruar ankesë pranë Komisionit për mbrojtjen e së drejtës për qasje të lirë në informata me karakter publik, brenda afatit të përcaktuar dhe lejuar me ligj.
Në periudhën raportuese, pranë Avokatit të Popullit, janë paraqitur gjithsej 29 kërkesa për qasje deri te informacionet nga lista e informacioneve me karakter publik me të cilat disponon Avokati i Popullit.Kërkesa të lëndëve janë paraqitur nga 27 shoqata të qytetarëve dhe nga 2 persona fizikë.Së këtejmi, për 6 kërkesa është dhënë përgjigje pozitive, ndërsa për 23 kërkesa, janë sjellë vendime për hedhjen poshtë në përputhje me nenin 17, paragrafin 3 të Ligjit për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik.Nga ana e kërkuesve në afatin e caktuar ligjor dhe afatin e lejuar nuk është paraqitur ankesë deri te Komisioni për Mbrojtjen e të Drejtave për Qasje të Lirë deri te Informacionet me Karakter Publik.
Në periudhën raportuese, pranë Avokatit të Popullit, janë parashtruar gjithsej 28 kërkesa për qasje deri te informacionet nga lista e informacioneve me karakter publik me të cilët disponon Avokati i Popullit.Kërkesat e në fjalë janë paraqitur nga 23 shoqata të qytetarëve dhe nga 5 persona fizikë.Po ashtu, sipas 7 kërkesave iu është përgjigjur pozitivisht, ndërsa sipas 21 kërkesave, është miratuar konkluzion për ndërprerjen e procedurës në përputhje me nenin 26, paragrafin 2 të Ligjit për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik.Nga ana e kërkuesve brenda afatit të përcaktuar ligjor dhe afatit të lejuar nuk është paraqitur ankesë deri te Komisioni për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacionet me Karakter Publik