rr.’’Makedonija’’nr.19 (ndërtesa e SHT ,,Makoshped’’) contact@ombudsman.mk
Avokati i popullit ose Ombudsmani është organ specifik, i veçantë, profesional dhe i pavarur me kompetenca për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve, që do të thotë nuk është organ legjislativ, pushtet ekzekutiv ose gjyqësor, dhe aq më pak prokuror shtetëror ose organ inspektimi dhe mbikëqyrjeje. Rëndësia e tij dhe veçantia e funksionit është pikërisht në mënyrën e veprimit dhe sjelljes së tij. Metoda dhe mënyra e veprimit të Avokatit të popullit përbëhet nga dhënia e propozimeve, këshillave, sugjerimeve, bashkëpunimit, mësimdhënies, aftësisë për të dëgjuar njeriun dhe për të vepruar në kohë në drejtim të realizimit të të drejtave të qytetarëve. Avokati i popullit si bartës i funksionit është transparent, ndërsa zyra është e hapur dhe e arritshme në çdo kohë për çdo qytetar të Republikës së Maqedonisë ose çdo person tjetër. Kompetencë e Avokatit të popullit është edhe të ndërmarrë veprime dhe masa për mbrojtjen e parimit të mosdiskriminimit dhe përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të pjesëtarëve të komuniteteve në administratën shtetërore, në njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe në institucionet dhe agjencitë publike.