rr.’’Makedonija’’nr.19 (ndërtesa e SHT ,,Makoshped’’) contact@ombudsman.mk

Мени

Procedura




Parashtresën
mund ta dorëzojë vetë fëmiu, prindi apo kujdestari në emër të fëmiut dhe ndonjë person tjetër, ndonjë organ apo organizatë, që konstatojnë se është shkelur ndonjë e drejtë e fëmiut. Personi i obliguar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, përderisa informatat e këtilla i vërteton përmes mjeteve të informimit, apo në ndonjë mënyrë tjetër dhe me vetëiniciativë dëshiron të ngrejë procedurë për mbrojtjen e të drejtave të fëmiut të caktuar. Gjithsesi këto kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave dhe të lirive kushtetuese dhe ligjore të fëmijëve nga organet dhe organizatat para të cilave Avokati i Popullit është i obliguar të veprojë.

Avokati i Popullit është i obliguar t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve si individë dhe në kuadër të tyre edhe të drejtat e fëmijëve të garantuara me akte ndërkombëtare dhe të ratifikuara në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, që përfaqësojnë pjesë të rregullave të brendshme juridike.

Të drejtat e posaçme të fëmijëve për të cilat Avokati i Popullit mund të sigurojë mbrojtje janë të drejtat e caktuara më ligje të Republikës së Maqedonisë të sferave të ndryshme, atëherë kur këto të drejta realizohen dhe sigurohen nga organet e administratës shtetërore apo nga organe dhe organizata të tjera me autorizime publike, që janë kompetente të vendosin për të drejta të caktuara të fëmijëve.