rr.’’Makedonija’’nr.19 (ndërtesa e SHT ,,Makoshped’’) contact@ombudsman.mk

Мени

Njoftoi të drejtat e tuaja


Me qëllim të përfshirjes sa më të gjerë dhe më aktive në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, në kuadër të Avokatit të Popullit u formua Njësia për Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve.

Personi përgjegjës i mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve siguron mbrojtjen e të gjitha të drejtave të fëmijëve, veçmas:

  • të drejtat e fëmijëve në realizimin e të drejtës prindore, kur është e nevojshme të mbrohen nga qendrat e mbrojtjes sociale, të cilat sipas Ligjit janë të obliguara të ndërmarrin masa për mbrojtjen e personalitetit, të drejtave dhe të interesit të fëmijëve;

  • të drejtat e femijëve që realizohen në gjirin e mbrojtjes shoqërore, sidomos të drejtat të cilat fëmijët i realizojnë në entet e kujdesit, të edukimit dhe të arsimimit të moshës parashkollore, të drejtat për pushim dhe rekreim, të cilat realizohen nëpër organe dhe institucione përkatëse, të ardhurat në para, si dhe të formave të tjera të mbrojtjes shoqërore të fëmijëve të parapara me ligj - mbrojtje e cila duhet të sigurohet në institucionet kompetente të Republikës;

  • të drejtat e fëmijëve pa prind apo pa përkujdesje prindore - të drejta, të cilat realizohen në institucionet e specializuara të kujdesit dhe të vendosjes në Republikë;

  • të drejtat e fëmijëve në sferën e arsimit, të cilat realizohen në shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Maqedonisë, në drejtim të përfshirjes së të gjithëve, me të drejta të barabarta në sistemin arsimor, si dhe i trajtimit të barabartë dhe të padiskriminuar nëpër shkolla, ndalimin e përdorimit të keqtrajtimit fizik dhe psikik, ndalimit të organizimit politik dhe manipulimin e fëmijëve për realizimin e qëllimeve politike, si dhe realizimin e garancës kushtetuese të të drejtës së shkollimit në gjuhën amtare në shkollat fillore dhe të mesme për pjesëtarët e nacionaliteteve, lirinë fetare, por duke respektuar ndalesën ligjore të organizimit fetar nëpër shkolla;

  • të drejtat e fëmijëve në sferën e punësimit në drejtim të ndalesës së punësimit të fëmijëve nën moshën 15 vjeçare, si dhe të mbrojtjes së posaçme të fëmijëve mbi moshën 15 vjeçare, të cilët janë të punësuar – mbrojtje, e cila mund të sigurohet në mënyrë të tërthortë nëpërmjet organeve të inspektimit, apo të drejtpërdrejtë, nëse është fjala për punësim në organe dhe organizata ndaj të cilëve personi përgjegjës i mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve mund të veprojë drejpërsëdrejti;

  • të drejtat e fëmijëve që realizohen nëpër institucione shëndetësore - të para sidomos në drejtim të garancisë ligjore, sipas parimit të reciprocitetit dhe të solidaritetit t’u sigurohet mbrojtje e obliguar shëndetësore, zbatimin e obligueshëm të kontrollave sistematike mjekësore, realizimin e të cilave e siguron shteti dhe realizimin e të drejtave të tjera të garantuara me ligj dhe akte nënligjore të sferës së mbrojtjes shëndetësore;

  • të drejtat e fëmijëve të sferës së sigurimit pensional dhe invalidor të para nga aspekti i realizimit të të drejtës për shfrytëzim të pensionit familjar dhe të drejtave të tjera në këtë drejtim;

  • të drejtat e fëmijëve në drejtim të fitimit dhe të humbjes së shtetësisë së Republikës së Maqedonisë, të drejtat që kanë të bëjnë me emrin personal të parapara me ligjet përkatëse, si dhe të drejtat që kanë të bëjnë me evidencën amë kur këto të drejta, realizohen para organeve dhe organizatave kompetente shtetërore;

  • të drejtat e fëmijëve në raste të veprimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjegjësisht personave zyrtarë në polici dhe organeve të tjera në drejtim të të drejtës së tyre, gjatë arrestit dhe marrjes në pyetje, që janë të garantuara me Ligjin e Procedurës Penale dhe me Kod Penal, si dhe të drejtat e personave të mitur nëpër shtëpitë e ndëshkimit dhe të edukimit.