rr.’’Makedonija’’nr.19 (ndërtesa e SHT ,,Makoshped’’) contact@ombudsman.mk

Мени
29.09.2005, Shkup

INFORMATË NGA TAKIMI ME PËRFAQËSUES TË MINISTRISË PËR PUNË DHE POLITIKË SOCIALE DHE FONDIT PËR SIGURIMIN PENSIONAL DHE INVALIDOR, NË TË CILIN TEMË DISKUTIMI KA QENË PUNA E KOMISIONEVE PËR VLERËSIMIN E AFTËSISË PËR PUNË

    • Avokati i Popullit përgatiti dhe dorëzoi Informatë deri te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor për shkak të pakënaqësisë së shprehur të qytetarëve nga puna e komisioneve për vlerësimin e aftësisë së punës. Qytetarët shpeshherë ankohen për mos objektivitetin, zvarritjen e pajustifikuar të procedurave ose për shkak të korrupsionit.

      Me qëllim të tejkalimit të problemeve dhe realizimit më efikas të të drejtave të qytetarëve, më datë 29 shtator 2005 u mbajt një takim me përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale me Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor dhe komisioneve për vlerësimin e aftësisë së punës.

      Në takim u ftuan edhe kryetarët e të gjitha komisioneve të cilët veprojnë për vlerësimin e aftësisë për punë, por i pranishëm ishte vetëm udhëheqësi i komisioneve.





22.12.2011, Shkup


AVOKATI I POPULLIT INICIOI NDRYSHIM THELBËSOR TË EDUKIMIT NË TË GJITHA SHKALLËT DHE LLOJET E ARSIMIT PËR LIRITË DHE TË DREJTAT E NJERIUT DHE PËR INSTRUMENTET DHE MEKANIZMAT E MBROJTJES SË TYRE

  • Avokati i Popullit konsideron se është nevojë e domosdoshme që në të gjitha shkallët dhe llojet e arsimit të inkorporohet lënda e veçantë mësimore për liritë dhe të drejtat e njeriut dhe për mekanizmat e mbrojtjes në suaza kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu në kërkesën e dërguar deri te: Qeveria, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit,, Avokati i Popullit propozon të kryhen ndryshime më të thella jo vetëm në programet dhe përmbajtjet mësimore, por edhe në librat të cilët duhet në mënyrë adekuate dhe të drejtë ti edukojnë fëmijët, madje edhe kuadrin mësimdhënës, për të gjitha të drejtat dhe liritë dhe të gjitha mekanizmat, procedurat dhe mënyrat për realizimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut.

    Me inkorporimin e këtyre aktiviteteve në të gjitha shkallët dhe nivelet e arsimit, por edhe në fushën e arsimit të të riturve do të edukoheshin jo vetëm fëmijët, por edhe qytetarët ti identifikojnë të drejtat dhe detyrimet e tyre dhe do të fitonin njohuri për institucionet të cilat janë kompetente për realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Kështu në mënyrë të drejtpërdrejt do të ndikohet mbi punën e institucioneve, kombëtare dhe ndërkombëtare, me qëllim që të jetë më efikase



26.12.2011, Скопје

AVOKATI I PUPULLIT DERI TE MINISTRIA E DREJTËSISË DËRGOI INFORMATË PËR ZBATIMIN E VENDIMEVE TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT

  • • Avokati i Popullit përgatiti dhe dërgoni informatë të veçantë për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut,, qëllimi i të cilës është theksimi i rëndësisë së cilësisë së ekzekutimit të vendimeve të gjykatës.

    Përkatësisht, Avokati i Popullit konsideron se të gjitha organet dhe institucionet duhet të japin kontributin e tyre për zbatimin cilësor të vendimeve të Gjykatës, me çka para së gjithash do tu ndihmojnë qytetarëve, ndërsa me këtë edhe shoqërisë sonë më gjerë.