rr.’’Makedonija’’nr.19 (ndërtesa e SHT ,,Makoshped’’) contact@ombudsman.mk

Мени
Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve. Si dhe në parimet tona: Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit. Të barabartë në relacion me të gjithë. Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Raporte vjetore

për shkallën e respektimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut

Raporte të veçanta

Sipas hulumtimeve të zbatuara nga AP

Statistika

si rezultat i punës me lëndë

Naroden Pravobranitel

Në përgjithësi për Avokatin e Popullit

Avokatin e Popullit e zgjedh dhe e shkarkon Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Avokati i Popullit zgjidhet në mandat prej tetë vjetësh, me të drejtë rizgjedhje.

më shumë

Aktivitetet

AVOKATI I POPULLIT I BASHKOHET FUSHATËS “1 NGA 5 – STOP DHUNËS SEKSUALE NDAJ FËMIJËVE”

18.nëntor.2025

Në Ditën botërore për parandalimin e eksploatimit seksual, abuzimit dhe dhunës ndaj fëmijëve, filloi fushata “1 në 5 – Ndal Dhunën Seksuale ndaj Fëmijëve”, të cilën Avokati i Popullit e mbështet si pjesë e aktiviteteve të përbashkëta të realizuara në kuadër të projektit të BE-së “Mbështetje për Sundimin e Ligjit”.

më shumë

AKTIVITETE PROMOVUESE-INFORMUESE MBI KONVENTËN PËR TË DREJTAT E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA DHE ROLIN E AVOKATIT TË POPULLIT

24.tetor.2025

Avokati i Popullit - Ekipi për Monitorimin e Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, në bashkëpunim me HERA - Shoqata për Edukim Shëndetësor dhe Hulumtim, si pjesë e Mekanizmit Kombëtar për Monitorimin e Zbatimit të Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, vazhdoi me zbatimin e aktiviteteve për njohjen me Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe rolin e Avokatit të Popullit në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

më shumë

NXËNËSIT NGA SHKOLLA FILLORE “VËLLAZËRIMI” NGA SHKUPI NË VIZITË EDUKATIVE NË ZYRËN E AVOKATIT TË POPULLIT

30.shtator.2025

Nxënës nga Shkolla Fillore (klasa e shtatë) nga Shkolla Fillore “Vëllazërimi” - Shkup, bashkë me arsimtarin z. Adhurim Luta e tyre e vizituan Zyrën e Avokatit të Popullit në Shkup. Pikërisht, gjatë vizitës, nxënësit parashtruan parashtresë për mbrojtjen e së drejtës nga fusha e ekologjisë si dhe nga fusha e mjedisit jetësor si dhe njohja e afërt me rolin, kompetencat dhe punën e Avokatit të Popullit.

më shumë

AKTIVITETE PROMOVUESE-INFORMUESE MBI KONVENTËN PËR TË DREJTAT E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA DHE ROLIN E AVOKATIT TË POPUILLIT

30.shtator.2025

Ekipi Monitorues për Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara pranë Avokatit të Popullit, në bashkëpunim me "HERA" - Shoqata për Edukim dhe Kërkime Shëndetësore, si pjesë e Mekanizmit Kombëtar për Monitorimin e Zbatimit të Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, filloi zbatimin e aktiviteteve për njohjen me Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe rolin e Avokatit të Popullit në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të këtyre personave.

më shumë

Aktivitetet ndationrkombtare

ZËVENDËS AVOKATI I POPULLIT z. YLBER RUFATI MORI PJESË NË SHËNIMIN E 25-VJETORIT TË THEMELIMIT TË INSTITUCIONIT AVOKATI I POPULLIT I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

01.dhjetor.2025

Zëvendës Avokati i Popullit, Ylber Rufati dhe këshilltarja shtetërore, Merita Aliu Alili, morën pjesë në shënimin e 25-vjetorit të themelimit të Institucionit të Avokatit të Popullit të Republikës së Kosovës, i cili u mbajt më datë 01.12.2025 në Prishtinë, Republika e Kosovës.

më shumë

VIZITË STUDIMORE E ZYRËS SË AVOKATIT TË POPULLIT NË MBRETËRINË E SPANJËS

15.tetor.2024

Një delegacion nga Zyra e Avokatit të popullit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga avokati i popullit z. Naser Ziberi së bashku me përfaqësues të Komisionerit të lartë për të drejtat e njeriut pranë Zyrës së Kombeve të bashkuara në Shkup dhe Programit për zhvillim të Kombeve të bashkuara-UNDP, nga data 15 deri më datën 17 tetor, realizoi një vizitë studimore në zyrën e Ombudsmanit të Mbretërisë së Spanjës.

më shumë

PËRFAQËSUES I ZYRËS SË AVOKATIT TË POPULLIT REALIZOI VIZITË STUDIMORE NË REPUBLIKËN E KROACISË

03.qershor.2024

Përfaqësuesja e zyrës së Avokatit të Popullit – Këshilltarja Shtetërore, zonja Vaska Bajramovska Mustafa, së bashku me njëzet përfaqësues të tjerë të institucioneve të tjera të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ishte pjesë e vizitës studimore në Republikën e Kroacisë. Vizita u organizua në suaza të projektit të Këshillit të Evropës "Arsim cilësor për të gjithë", i financuar nga Republika Federale e Gjermanisë, në bashkëpunim me Rrjetin e Qendrave për Politika Arsimore.

më shumë

PJESËMARRJE NË TAKIMIN RAJONAL TË MEKANIZMAVE PARANDALUES KOMBËTAR DHE ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE NË RAJONIN E ORGANIZATËS PËR SIGURI DHE BASHKËPUNIM NË EVROPË (OSBE) KUSHTUAR PARANDALIMIT TË TORTURËS DHE TRAJTIMIT TJETËR JOPËRKATËS – ME FOKUS NË SHËNDETIN MENDOR NË VENDET E PRIVIMIT TË LIRISË

09.nëntor.2023

Në periudhën 9 dhe 10 nëntor të vitit 2023, këshilltarja shtetërore, Mr. Sllavica Dimitrievska, mori pjesë në takimin kushtuar shëndetit mendor në vendet e privimit nga liria, i cili i organizuar nga Shoqata për parandalimin e torturës (APT), Organizata për sigurinë dhe bashkëpunimin në Evropë (OSBE) dhe Këshilli i Evropës u mbajt në Kopenhagë të Danimarkës, ku morën pjesë përfaqësues të Mekanizmave parandalues kombëtar (MPK) dhe organizatave të shoqërisë civile që punojnë për këtë çështje në rajonin e OSBE-së.

më shumë

Faqja e parë – pyetje kryesore

KUSH ESHTE AVOKATI POPULLIT?

Avokati i Popullit, kudo ne bote i njohur si Ombudsman, eshte institucion i ri, organ i vecante i sistemit politik te Republikes se Maqedonise, qe eshte i kodifikuar ne Kushtetuten e Republikes se Maqedonise (“Gazeta Zyrtare e RM” nr. 52/91, 1/92, 31/98, 91/01).  Me Ligjin e avokatit te Popullit (“Gazeta Zyrtare e RM” nr. 60/03), ka kompetence t’i mbroje te drejtat kushtetuese dhe ligjore te qytetareve, kur ato shkilen nga administrata shteterore dhe organet e organizatat e tjera qe kane autorizime publike.

Avokati i Popullit, eshte insititucion i pavarur, i mevetesishem dhe profesional, i cili gjate kryerjes se detyrave udhehiqet nga parimet e objektivitetit, paanesise, pergjegjesise, ndershmerise, azhuritetit, ekspedivitetit, papercaktueshmerise fetare a partiake, barazise ne mbrojtjen e te drejtave dhe te lirive te qytetareve, pa marre parasysh perkatesine kombetare a bindjen fetare ose politike, gjinine, racen etj.

Avokati i Popullit veprimtarine e vet e zhvillon ne kuader te Kushtetutes dhe te Ligjit, si dhe ne kuader te konventave dhe akteve juridike nderkombetare per lirite dhe te drejtat e njeriut.

SI MUND TË MË NDIHMOJË?

Avokati i popullit kur konstaton se janë të cënuara të drejtat kushtetuse dhe ligjore të parashtruesit të parashtresës ose se janë bërë padrejtësi tjera mund: të japi rekomandime mendime dhe udhëzime për mënyrën e mënjanimit të shkeljeve të konstatuara; të propozojë përsëritje të ndonjë procedure konform ligjit; të ngrej iniciativë për hapjen e procedurës diciplinore kundër personit zyrtar gjegjësisht përgjegjës dhe të dorëzojë kërkesë deri te prokuroi publik kompetent për ngritjen e procedurës për vërtetimin e përgjegjësisë penale.

KUR KERKOHET NDIHME NGA AVOKATI I POPULLIT?

Nga Avokati i Popullit, mund të kërkojë ndihmë dhe intervenim, çdo qytetar i Republikës së Maqedonisë dhe i huaj (personalisht ose nëpërmjet të të autorizuarit të tij), kur vlerëson se i është cënuar ndonjë e drejtë kushtetuese apo ligjore me akte apo veprime të organeve të administratës shtetërore, si dhe të organeve e të organizatave të cilat kanë autorizime publike.

Mbrojtja e të drejtave nga Avokati i Popullit mund të kërkohet nëse qytetari më parë i është drejtuar organit kompetent apo organizatës (ka dorëzuar kërkesë, lutje, ka kërkuar ndihmë, intervenim apo ndonjë veprim tjetër), pas së cilës ky organ apo organizatë ka sjellë ose jo akte, ka ndërmarrë ose jo veprime përkatëse.

Procedura konsiderohet e hapur nëse Avokatit të Popullit i paraqitet parashtresa (ankesa, pakënaqësia). Ajo paraqitet personalisht në zyrën e Avokatit të Popullit, me postë, gojarisht në procesverbalin e Avokatit të Popullit, me telefaks ose me postë elektronike.

Avokati i Popullit mund të inicojë procedurë edhe me vetë inisativë, por për vazhdimin e saj duhet pëlqimi i qytetarit, të cilit i është cënuar e drejta kushtetuese ose ligjore.

Avokati i popullit intervenon kur:

  • të drejtat e qytetarëve shkilen me akte apo veprime të organeve të administratës shtetërore, si dhe të organeve dhe të oganizatave që kanë autorizime publike;

  • kanë kryer veprime, me të cilët janë sjellë me subjektivizëm në mënyrë burokratike, të pahijshme dhe johumane ndaj qytetarëve;

  • nuk kanë vepruar sipas kërkesës, apo kanë sjellë vendime pozitive pa mbështetje ligjore;

  • zvaritet procedura e kërkesës;

  • nuk përfshihet në procedurë pala e interesuar;

  • kënaqen me palën duke e përcjellë nga njëri sportel në sportelin tjetër ose nga njëri organ te organi tjetër për procedurë dhe grumbullimin e dëshmive, të cilat organi zyrtarisht mund t’i sigurojë;

  • nuk i zbatojnë aktet administrative ekzekutuese dhe të përfunduara dhe nuk veprojnë sipas udhëzimeve të organeve administrative dhe gjyqësore të shkallës së dytë.

SI MUND TË PARASHTROJ PARASHTRESË?

QYTETARI MUND TE DOREZOJE PARASHTRESE:

  • me goje (personalisht ose me poste),

  • me goje ne procesverbal te zyrave te Avokatit te Popullit,

  • me telefon apo telefaks,

  • me poste elektronike.

QE AVOKATI I POPULLIT TE INICOJE PROCEDURE PARA ORGANEVE DHE ORGANIZATAVE KOMPETENTE DUHET PATJETER TE PLOTESOHEN KETO PARAKUSHTE:

  • parashtresa te jete e nenshkruar dhe t’i permbaje te dhenat personale te pales (emri, mbiemri, adresa, telefoni etj.);

  • t’i perfshije rrethanat, faktet dhe deshmite ne te cilat mbeshtetet (vendimi, certifikata, ankesa, perfundimi, vertetimi, mendimi etj.);

  • ne parashtrese duhet te permendet edhe organi, gjegjesisht organizata, si dhe personi zyrtar me te cilin ka te beje parashtresa dhe akti (vendimi, perfundimi, certifikata etj.);

  • ne te te arsyetohet perdorimi i mjeteve juridike, nese ka perdorur.

Parashtresa duhet te jete e kuptueshme dhe e qarte.

Avokati i Popullit gjate veprimit sipas parashtreses cdo here e respekton fshehtesine dhe intimitetin e pales qe ka paraqitur parashtrese dhe per aktivitetin e ndermarre pala nuk mund dhe nuk guxon te kete pasoja te demshme nga organi, i cili ia ka shkelur te drejten.

Per parashtresen e paraqitur nuk paguhet takse administrative.

Per paraqitjen e parashtreses nuk kerkohet ndonje forme e patjetersueshme, ajo mund te shkruhet edhe me dore. Ne zyren e Avokatit te Popullit ekziston formulari joformal per dorezimin e parashtresave.

SI MUND TA KONTAKTOJ?

Nëse është e nevojshme ndihmë nga Avokati i popullit, mund të drejtoheni personalisht në Zyrën e Avokatit të popullit në Shkup, si edhe në zyrat rajonale në Tetovë, Kërçovë, Shtip, Strumicë, Kumanovë dhe Manastir, me telefon , me postë ose në mënyrë elektronike.