rr.’’Makedonija’’nr.19 (ndërtesa e SHT ,,Makoshped’’) contact@ombudsman.mk
VIZITË STUDIMORE E ZYRËS SË AVOKATIT TË POPULLIT NË MBRETËRINË E SPANJËS
15-17.10.2024, MADRID, MBRETËRISË SË SPANJËS
Një delegacion nga Zyra e Avokatit të popullit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga avokati i popullit z. Naser Ziberi së bashku me përfaqësues të Komisionerit të lartë për të drejtat e njeriut pranë Zyrës së Kombeve të bashkuara në Shkup dhe Programit për zhvillim të Kombeve të bashkuara-UNDP, nga data 15 deri më datën 17 tetor, realizoi një vizitë studimore në zyrën e Ombudsmanit të Mbretërisë së Spanjës. Në kuadër të vizitës u shkëmbyen përvoja në lidhje me punën e dy institucioneve, me theks të veçantë në punën në fushën e mjedisit jetësor-drejtësisë ekologjike. Në të njëjtën kohë, të dyja palët ranë dakord se, e drejta për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm është një e drejtë e garantuar me Kushtetutë, dhe se të njëjtën shtetet duhet ta respektojnë, duke pasur parasysh shkallën e lartë të rëndësisë së saj. Gjithashtu, u prezantuan mënyrat dhe mundësitë të cilat zyra e Avokatit të popullit e Spanjës i përdor gjatë punës në fushën e ekologjisë. Gjatë vizitës u zhvillua një takim dhe u prezantuan përvojat nga bashkëpunimi i sektorit joqeveritar me zyrën e Avokatit të popullit në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, si dhe puna e Drejtorisë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së punëve të jashtme të Spanjës. Delegacionet shkëmbyen përvoja edhe në aspektin e punës edhe në fushat tjera për të cilat janë kompetente, u diskutua edhe për mënyrat e financimit të institucioneve, me ç’rast u theksua nevoja për pavarësi të plotë financiare, me qëllim mbrojtjen më efektive të të drejtave të qytetarëve. Gjithashtu, në kuadër të vizitës u bisedua edhe për sfidat me të cilat do të përballeshin institucionet në të ardhmen. Përndryshe, vizita u realizua në kuadër të projektit “Rritja e rolit të Avokatit të popullit në drejtësinë mjedisore”, financuar nga Ministria e punëve të jashtme e Norvegjisë, të cilin zyra e avokatit të popullit e zbaton në bashkëpunim me Programin për zhvillim të Kombeve të bashkuara - UNDP dhe Zyrën e Komisionerit të lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut në Shkup.