rr.’’Makedonija’’nr.19 (ndërtesa e SHT ,,Makoshped’’) contact@ombudsman.mk
PJESËMARRJE NË TAKIMIN RAJONAL TË MEKANIZMAVE PARANDALUES KOMBËTAR DHE ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE NË RAJONIN E ORGANIZATËS PËR SIGURI DHE BASHKËPUNIM NË EVROPË (OSBE) KUSHTUAR PARANDALIMIT TË TORTURËS DHE TRAJTIMIT TJETËR JOPËRKATËS – ME FOKUS NË SHËNDETIN MENDOR NË VENDET E PRIVIMIT TË LIRISË
09-10.11.2023, KOPENHAGË, DANIMARKË
Në periudhën 9 dhe 10 nëntor të vitit 2023, këshilltarja shtetërore, Mr. Sllavica Dimitrievska, mori pjesë në takimin kushtuar shëndetit mendor në vendet e privimit nga liria, i cili i organizuar nga Shoqata për parandalimin e torturës (APT), Organizata për sigurinë dhe bashkëpunimin në Evropë (OSBE) dhe Këshilli i Evropës u mbajt në Kopenhagë të Danimarkës, ku morën pjesë përfaqësues të Mekanizmave parandalues kombëtar (MPK) dhe organizatave të shoqërisë civile që punojnë për këtë çështje në rajonin e OSBE-së. Takimi, përveç prezantimeve me temën e shëndetit mendor, veçanërisht tek kategoritë vulnerabile (gratë, fëmijët, të moshuarit, popullata LGBT) ishte edhe një forum për shkëmbimin e praktikave, informacioneve, por edhe sfidave me të cilat po ballafaqohen Mekanizmat parandalues kombëtar, ndërkaq ofroi edhe informacione për situatën në vendet e privimit të lirisë, kryesisht burgjet dhe institucionet psikiatrike në rajonin e OSBE-së. Është konstatim i përgjithshëm se gjendja në sistemin penitenciar në të gjithë rajonin është në nivel jo të kënaqshëm. Mungojnë trajnime, nuk bëhet kategorizimi adekuat i të dënuarve, nuk organizohen aktivitete, arsimimi, trajnime profesionale etj. Kjo situatë ndikon drejtpërdrejt në pozitën në të cilin ndodhen personat e privuar nga liria, kështu që supozohet se rreth 70% e popullsisë së burgosur vuan nga një formë e çrregullimit mendor, ndërkaq nuk është për ta lënë pas dore as situatën me varësitë në këto lloj institucionesh. Grupet e punës që u formuan gjatë takimit për të diskutuar tema të ndryshme, ishin një mundësi e shkëlqyer për t’i njohur më nga afër problemet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen MPK-të dhe organizatat joqeveritare që punojnë në këtë çështje.