rr.’’Makedonija’’nr.19 (ndërtesa e SHT ,,Makoshped’’) contact@ombudsman.mk
PJESËMARRJA NË TAKIMIN E PARË TË RRJETIT TË MEKANIZMAVE PARANDALUES KOMBËTAR TË EVROPËS JUGLINDORE
24-25.05.2023, SELANIK, GREQI
Përfaqësuesi i Avokatit të popullit-Mekanizmit parandalues kombëtar (MPK, Mr. Sllavica Dimitrievska - këshilltare shtetërore, mori pjesë në takimin e parë për vitin 2023 të Rrjetit të mekanizmave parandalues kombëtar të Evropës Juglindore, organizuar nga MPK-ja greke si kryesues i Rrjetit për këtë vit. Tema e takimit të parë ishte “Monitorimi i situatës në repartet e shëndetit mendor në institucionet penitenciare”, ku u diskutua tërësisht për mënyrën në të cilën veprohet ndaj personave të privuar nga liria të cilëve u është shqiptuar masa e sigurisë apo personave të privuar nga liria, të cilëve u është dëmtuar shëndeti mendor gjatë vuajtjes së dënimit. Në takim morën pjesë përfaqësues të Mekanizmave parandalues kombëtar nga Shqipëria, Austria, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Hungaria, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Sllovenia. Gjatë takimit dhe gjatë diskutimeve, përfaqësuesit e çdo MPK patën mundësinë të ndajnë përvojat e tyre në drejtim të monitorimit të situatave në institucionet ku kryhet kjo masë sigurie, trajtimi dhe kushtet në të cilat janë vendosur personat e privuar nga liria me shëndet të dëmtuar mendor ose gjendje pallogaritshmërie, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohen ekipet e MPK gjatë realizimit të llojit të tillë të vizitave. Nga takimi rezultuan konkluzione në drejtim të përmirësimin të situatave që në një masë të caktuar janë të përbashkëta për të gjitha vendet, përkatësisht:
- Shëndeti i dëmtuar mendor dominon gjithnjë e më shumë në popullatën e burgjeve, - Pavarësisht nga mënyra se si organizohen institucionet e tilla, qoftë në burgje apo si reparte forenzike brenda spitaleve psikiatrike, është e nevojshme të merren masa për të siguruar kombinimin e njëkohshëm të dënimit me kujdesin psikiatrik të individualizuar, - Repartet e burgut për shëndetin mendor ose repartet forenzike duhet të jenë të pajisura në mënyrë adekuate materialisht dhe terapeutikisht, - Është e nevojshme të garantohen kufij të qartë ndërmjet punonjësve shëndetësor dhe personelit të burgjeve, - Lloji i tillë i institucioneve duhet të jenë të pajisura në mënyrë adekuate me staf të të gjitha profileve të nevojshme (punonjës shëndetësor, psikolog, psikiatër, punonjës social, etj.), - Personat e vendosur në këto reparte duhet të informohen në mënyrë përkatëse dhe të japin pëlqimin për terapinë që e marrin, dokumentacioni për ta duhet të ruhet në mënyrë adekuate, me kujdes të veçantë sa i përket konfidencialitetit të të dhënave, - Nevojitet mbikëqyrje e përhershme dhe e rregullt nga ana e organit të jashtëm, i cili do të kontrollojë dhe mbikëqyrë procesin e përgjithshëm, - Autoritetet e burgut duhet të dinë se kujdesi i mundësuar joadekuat për shëndetin mendor të personave të privuar nga liria don të thotë trajtim çnjerëzor ose degradues.