rr.’’Makedonija’’nr.19 (ndërtesa e SHT ,,Makoshped’’) contact@ombudsman.mk

Мени

TAKIM I AVOKATIT TË POPULLIT Z. NASER ZIBERI ME AMBASADORIN E BASHKIMIT EVROPIAN NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT E.T. MIHALIS ROKAS

18.12.2024, SHKUP

Avokati i popullit, z. Naser Ziberi realizoi takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e.t. Mihalis Rokas.

Në takim, Avokati i popullit falënderoi për vizitën dhe e njohu ambasadorin me pozitën, mënyrën e punës, mandatet që i përmbush institucioni i Avokatit të popullit i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe sfidat dhe problemet, me të cilat ballafaqohet Institucioni në funksionimin e tij. Në këtë drejtim, ambasadori i Bashkimit Evropian shprehu interesim të veçantë për të dëgjuar mendimet e avokatit të popullit në lidhje me mjetet e punës - buxhetin e Institucionit, ekipimin kadrovik me zëvendës të avokatit të popullit, bashkëpunimin me Kuvendin dhe Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe me organizatat joqeveritare.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se Avokati i popullit, si garantues i lirive dhe të drejtave të qytetarëve, së bashku me organet e tjera të pavarura dhe rregullatore, ka një rol të rëndësishëm në funksionimin e sistemit demokratik dhe se sigurimi i supozimeve për pavarësinë e tij nga çdo aspekt, paraqet një nga kushtet thelbësore për procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e.t. z. Mihalis Rokas, bëri me dije se në kuadër të mandatit të tij do të ndërmerr edhe aktivitete që kanë për qëllim mbështetjen dhe promovimin e punës së Institucionit të Avokatit të popullit.