rr.’’Makedonija’’nr.19 (ndërtesa e SHT ,,Makoshped’’) contact@ombudsman.mk
PJESËMARRJA E PËRFAQËSUESVE TË AVOKATIT TË POPULLIT NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE SHKENCORE- PROFESIONALE ME TEMË “75 VITE ARSIM TË ORGANIZUAR, REHABILITIM DHE PUNËSIM TË PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUAR”
8.11.2024, SHKUP
Në datën 8 dhe 9 Nëntorë të vitit 2024, në Shkup u mbajt Konferenca Ndërkombëtare Shkencore-Profesionale me temë “ 75 vjet Edukim i Organizuar, Rehabilitim dhe Punësim i Personave me Aftësi të Kufizuar “ në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në organizimin e Lidhjes së Edukatorëve Special dhe Rehabilitatorëve në RMV, ku morrën pjesë përfaqësues nga Seksioni për të Drejtat e Fëmijëve dhe Personave me Aftësi të Kufizuar pranë Avokatit të popullit, të cilët morrën pjesë dhe patën një pjesëmarrje aktive. Në Konferencë, Këshilltarja shtetërorë, Vaska Bajramovska Mustafa, e cila drejton këtë Seksion, mbajti një prezantim plenar në temën “ E drejta për një arsim cilësorë gjithpërfshirës- e drejtë themelore e fëmijëve me aftësi të kufizuar, me ç’rast, ndër të tjera, potencoi se shteti ynë ka ratifikuar Konventën për të drejtat e fëmijëve dhe Konventën për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, me çka si shtet nënshkruese është angazhuar të sigurojë dhe promovojë realizmin e plotë të të gjitha të drejtave njerëzore dhe lirive themelore të personave/fëmijëve me aftësi të kufizuar, pa asnjë diskriminim në bazë të aftësisës së kufizuar dhe për të promovuar respekitmimin e dinjitetit të tyre të qenësishëm. Duke folur për rëndësinë e arsimit gjithpërfshirës, kujtoi se i njëjti nënkupton përfshirjen e gjithë fëmijëve dhe pranimin e tyre, me vëmendje të veçantë të fëmijëve që mund të margjinalizohen, diskriminohen apo përjashtohen nga sistemti arsimorë, Siç theksoi, pa marrë parasysh potencialin e tyre apo dobësitë në disa fusha, fëmijët duhet të përfshihen në mësim të rregullt dhe t’u mudësohen kushte përkatëse për mësim, përparim dhe pjesëmarrje në jetën shkollore, pasi gjithëpërfshirja është një koncept i gjërë që mbulon të gjitha grupet e fëmijëve, qëllimi kryesorë i të cilit është të inkurajojë zhvillimin e të gjithë fëmijëve. Arsimi gjithpërfshirës duhet të kuptohet si e drejtë themelore njerëzorte e të gjithë fëmijëve, përkatësisht e drejta për arsim është e drejtë individuale e nxënësit dhe jo e drejtë e prindit/kujdestarit, dhe në këtë drejtim, përgjegjësitë prindërore i nënshtrohen të drejtave të fëmijëve. Në të njëjtën kohë Bajramovska Mustafa theksoi se arsimi gjithpërfshirës është mjet primar, me të cilin personat me aftësi të kufizuar mund të dalin nga varfëria, të fitojnë njohuri dhe aftësi për pjesëmarrje të plotë në komunitetet e tyre, të kontribuojnë për veten dhe shoqërinë. Në Ditën e dytë të punës të kësaj Konference, Këshilltarja shtetërore, Vesna Kostiq-Ivanoviq mbajti një prezantim në një sesion me temën “Arsimi i lartë i paarritshëm- sfidë e madhe për personat me aftësi të kufizuar” Konferenca u vizitua nga një numër i madh i ekspertëve nga vendi, rajoni dhe vendet e BE-së dhe ishte një mundësi e shkëlqyer për të dëgjuar ngjarjet aktuale nga fusha e arsimit, rehabilitimit dhe trajtimit të fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuar, për të shkëmbyer përvoja dhe praktika të mira. Këshilltareve shtetërore Vaska Bajramovska Mustafa dhe Vesna Kostiq-Ivanoviq iu ndanë Mirënjohje nga ana e Lidhjes së Edukatorëve Special dhe Rehabilitatorëve për kontributin e tyre të veçantë në zhvillimin e arsimit, rehabilitimit dhe promovimit të të drejtave të personave me aftësi të kufizuar në RMV.