rr.’’Makedonija’’nr.19 (ndërtesa e SHT ,,Makoshped’’) contact@ombudsman.mk

Мени

PËRFAQËSUES TË ZYRËS SË AVOKATIT TË POPULLIT MORRËN PJESË NË FUSHATËN "SË BASHKË T'I JAPIM FUND DHUNËS NDAJ GRAVE DHE FËMIJËVE"

10.12.2024, SHKUP

Përfaqësues të zyrës së Avokatit të popullit morën pjesë në ngjarjen- Takimi publik i nxënësve të shkollave të mesme të SHMQSH "Shaip Jusuf" - Shkup, organizuar nga Shoqata rome për gra dhe të rinj "LlULlUDI" - Shkup, në kuadër të fushatës: "Së bashku ti japim fund dhunës ndaj grave dhe fëmijëve”, ku morën pjesë edhe përfaqësues të MPB-së, IP QNPS të Qytetit të Shkupit dhe Klinikës Gjinekologjike - Shkup.

Duke folur për ankesat më të shpeshta që i drejtohen/parashtrohen Avokatit të popullit, për mbrojtje nga forma të ndryshme të dhunës (dhuna në bazë gjinore dhe dhuna familjare ndaj grave dhe vajzave, si dhe dhuna e bashkëmoshatarëve në shkolla), këshilltarja shtetërore në Avokatin e popullit, Vaska Bajramovska-Mustafa, dërgoi apel pranë nxënësve të shkollave të mesme që të informohen për të drejtat e tyre dhe mekanizmat për mbrojtjen e tyre, si dhe për ekzistimin e qendrave strehimore për denoncimin e dhunës, duke theksuar se heshtja e rastit të dhunës dhe reagimi jo në kohë mund t’i rrezikojnë dhe vënë në pikëpyetje shëndetin fizik dhe mendor të viktimës.

Duke iu referuar praktikave të dëmshme të të kuptuarit tradicional të vendit dhe rolit të grave/vajzave dhe praktikës së mos denoncimit të dhunës, znj. Bajramovska-Mustafa i njohu të pranishmit me rolin dhe kompetencat e Avokatit të popullit në mbrojtjen nga dhuna, procedurën për paraqitjen e parashtresës dhe masat që Avokati i popullit mund t’i marrë ndaj organeve dhe institucioneve për mbrojtjen, parandalimin dhe ndërprerjen e çdo forme të dhunës, nëse nuk merren masa nga organet kompetente pas denoncimeve për dhunë.

Në takim nxënësit e shkollave të mesme u informuan për qendrat ekzistuese (Shelter) në qytetin e Shkupit për denoncimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna në bazë gjinore, mënyrat e qasjes ndaj tyre në nivel lokal dhe kombëtar, gjithashtu u informuan edhe me të drejtat që i ka viktima e dhunës.