rr.’’Makedonija’’nr.19 (ndërtesa e SHT ,,Makoshped’’) contact@ombudsman.mk

Мени

KONFERENCË NDËRKOMBËTARE ME TEMË “AVOKATI I POPULLIT DHE INSTITUCIONET KOMBËTARE PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE MJEDISIN JETËSOR / DREJTËSINË MJEDISORE”

20-21.11.2024, SHKUP

“Ndryshimet klimatike që janë rezultat i veprimit njerëzor nuk mbeten pa u ndëshkuar, kështu që natyra çdo vit e më ashpër ka filluar të sulmojë. Ne të gjithë jemi dëshmitarë të dimrave më të ftohtë dhe verërave më të nxehta, të tornadove dhe uraganeve që shkatërrojnë fjalë për fjalë gjithçka përballë tyre. Një nga pyetjet kryesore në shekullin 21 është, çfarë duhet të bëjmë, në nivel global, për të parandaluar/reduktuar shfaqjen e shkrirjes së akullit në të ardhmen, rritjen e temperaturës me një fjalë, çfarë duhet të bëjmë për të reduktuar ndikimin tonë mbi klimën, më konkretisht ndryshimin e klimës?

Eko-aktivizmi është lëvizje që motivohet nga shqetësimet e njerëzve për shëndetin e tyre dhe shëndetin e brezave të tyre, prandaj konsideroj se institucionet e të drejtave të njeriut duhet të jenë një mbështetje e fortë për qytetarët/njerëzit për kërkesat e tyre, në mënyrë që të marrim pjesë individualisht dhe kolektivisht dhe të angazhohemi për të garantuar drejtësi ekologjike. Ndotja nuk ka pasoja vetëm në natyrë, por fatkeqësisht ndikon edhe në shëndetin e njeriut, prandaj të gjithë ne duhet të shqetësohemi edhe më shumë për shkak të inertitetit të shtetit ndaj këtij fenomeni. Pikërisht për këtë, njerëzit thonë se nëse humb shëndetin, ke humbur gjithçka. Kjo është arsyeja pse ne të gjithë duhet të punojmë së bashku për të rritur ndërgjegjësimin se mbrojtja e mjedisit ku jetojmë nuk ka çmim”.

Këtë, mes tjerash, e theksoi Avokati i Popullit, në fjalimin e tij përshëndetës z.Naser Ziberi, në hapjen e Konferencës ndërkombëtare me temë : Avokati e Popullit dhe institucionet kombëtare për të drejtat e njeriut dhe mjedisin jetësor / drejtësinë ekologjike” e cila u zhvillua në Shkup.

Ai theksoi se diskutimet dhe debatet në Konferencë duhet të jenë një nxitje plotësuese për shtetin, si për nivelin qendror ashtu edhe për atë lokal, për të marrë të gjitha masat për t'u përballur më në fund me efektivitet me ajrin e ndotur, ujin, tokën, si dhe menaxhimin e mbeturinave.

“Qëndrimi parimor i Gjykatës Supreme të RMV, me të cilën shteti, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, merr përsipër t'i përmbushë obligimet e veta për të siguruar të drejtën e qytetarëve për të jetuar në mjedis të shëndetshëm, është një hap serioz përpara për atë që quhet drejtësi mjedisore” tha Avokati i Popullit, z.Ziberi.

Zëvendës Kryetari i Parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Izet Mexhiti, në prezantimin e tij theksoi se Qeveria në periudhën e ardhshme do të intensifikojë aktivitetet e saja me qëllim të zvogëlimit të ndotjes së ajrit. dhe mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit, siç është zbatimi i projektit të gazifikimit.

Përfaqësuesi i përhershëm i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Shkup, z. Armen Grigorijan, tha se lufta për të shpëtuar planetin nuk është vetëm politike, por edhe juridike, e bazuar në norma, standarde dhe parime të të drejtave të njeriut dhe se, pikërisht në atë kontekst, duhet të mbështeten institucionet kombëtare për të drejtat e njeriut, siç janë institucionet e obmudsmanit, detyra kryesore e të cilave është mbrojtja e të drejtave të qytetarëve.

Në Konferencë, përvoja nga rajoni u ndanë nga përfaqësuesit e zyrave të Avokatit të Popullit të Sllovenisë, Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe një përfaqësues i Ombudsmanit të Turqisë. Për përvojat e punës së Zyrës së Ombudsmanit të Sllovakisë foli z.Robert Dobrovodski, Ombudsman i Sllovakisë. Në Konferencë, për qëndrimin parimor të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që ka të bëjë me të drejtën e qytetarëve për të kërkuar mbrojtje gjyqësore foli gjyqtari i Gjykatës Supreme, z.Xhemali Saiti, ndërsa në temë: "Shikimi i kontekstit global - Drejtësia ekologjike", prezantime kishin znj. Tatjana Temelkovska, këshilltare juridike në zyrën e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut - Zyra në Shkup dhe z.Sean O'Connell, Ekspert Global për Drejtësinë Mjedisore, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Përndryshe, kjo Konferencë është pjesë e projektit “Rritja e rolit të Avokatit të Popullit në drejtësinë ekologjike”, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, i cili realizohet në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim – UNDP dhe Zyrën e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të OKB-së në Shkup.