rr.’’Makedonija’’nr.19 (ndërtesa e SHT ,,Makoshped’’) contact@ombudsman.mk

Мени

AVOKATI I POPULLIT Z. NASER ZIBERI U TAKUA ME PËRFAQESUESEN E PËRHERSHME TË ZYRËS SË UNICEF-IT NË SHKUP ZNJ. LESLI MILER

12.12.2024, SHKUP

Avokati i popullit, z. Naser Ziberi pati një takim me Delegacionin e zyrës së UNICEF-it në Shkup, të udhëhequr nga përfaqësuesja e përhershme, znj. Lesli Miler. Në takim u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy zyrave, i cili u vlerësua si jashtëzakonisht i mirë, para së gjithash në zhvillimin e projekteve që kanë të bëjnë me promovimin e të drejtave të fëmijëve.

Avokati i popullit, z. Ziberi, theksoi se mbështetjen që e jep Zyra e UNICEF-it në Shkup në aspekt të forcimit të kapaciteteve të tij është e një rëndësie të jashtëzakonshme për Institucionin dhe se e njëjta duhet të thellohet në të ardhmen. Avokati i popullit, gjithashtu e njohu përfaqësuesen e përhershme znj. Miler me punën e Seksionit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, si dhe me punën e Ekipit për monitorimin e zbatimit të Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Gjithashtu, në takim u shkëmbyen edhe mendime lidhur me realizimin e procesit të arsimit inkluziv në shkollat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për gjendjen me martesat e të miturve në vend dhe për fëmijët që lypin.

Bashkëbiseduesit theksuan se në të ardhmen bashkëpunimi do të jetë më intensiv dhe se do të zhvillohet përmes takimeve të rregullta, ku do të shkëmbehen qëndrimet dhe mendimet për çështje aktuale që kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijëve, siç janë ndryshimet në Ligjin për familjen, Ligjin për arsimin fillor dhe të mesëm, etj.