rr.’’Makedonija’’nr.19 (ndërtesa e SHT ,,Makoshped’’) contact@ombudsman.mk

Мени

AVOKATI I POPULLIT Z. NASER ZIBERI REALIZOI TAKIM ME KRYEMINISTRIN Z. ZORAN ZAEV

26.05.2021, SHKUP

Avokati i Popullit z. Naser Ziberi, realizoi takim me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev në të cilin, mes tjerash, u bisedua për rëndësinë si institucion kombëtar për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe për nevojën e fuqizimit të kapaciteteve të tij, si kadrovike, ashtu edhe financiare.

Temë e bisedës ishin edhe ngjarjet aktuale në vend, sa u përket proceseve euroatlantike, si dhe ndikimi i pandemisë nga virusi COVID-19 mbi të drejtat dhe liritë e njeriut. Sipas Avokatit të Popullit, gjatë vitit 2020, pandemia e COVID-19 pati ndikim edhe në punën e Institucionit, në lidhje me numrin e pranuar të parashtresave dhe në lidhje me aktivitetet e tjera në drejtim të sigurimit të respektimit, avancimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut.

Avokati i Popullit z. Naser Ziberi, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ia dorëzoi kryeministrit Zaev Raportin vjetor për vitin 2020, në formë digjitale, si dhe e njoftoi me gjendjet me respektimin dhe realizimin e të drejtave të njeriut në shtet, të konstatuara gjatë vitit të kaluar dhe të përfshira në Raport, i cili së shpejti pritet të shqyrtohet nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në takim, gjithashtu, u diskutua edhe për implementimin e masave, të cilat Kuvendi i miraton pas shqyrtimit të raportit, dhe të cilat Qeveria i implementon në drejtim të përmirësimit të gjendjeve me të drejtat dhe liritë e njeriut.

Bashkëbiseduesit ranë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit me qëllim që t’i promovojnë dhe mbrojnë të drejtat e qytetarëve, si dhe u theksua se nevojitet angazhim më i madh i institucioneve të sistemit në bashkëpunim me Avokatin e Popullit, si dhe për të përmirësohet cilësia e përgjigjeve nga autoritetet kompetente dhe institucionet të paraqitura supas sugjerimit të Avokatit të Popullit.