rr.’’Makedonija’’nr.19 (ndërtesa e SHT ,,Makoshped’’) contact@ombudsman.mk

Мени

AVOKATI I POPULLIT NË BASHKËPUNIM ME FONDACIONIN PËR INICIATIVA ARSIMORE DHE KULTURORE "HAP PAS HAPI" NIS FUSHATËN NJË VJEÇARE "TË GJITHA TË DREJTAT PËR TË GJITHË FËMIJËT"

20.11.2024, SHKUP

Sot, për nder të shënimit të ditës së miratimit të Konventës për të drejtat e fëmijës nga Asambleja e përgjithshme e OKB-së më datë 20 nëntor të vitit 1959 dhe 31 vjetorit të ratifikimit të Konventës nga vendi ynë, Avokati i popullit në RMV dhe Fondacioni për iniciativa arsimore dhe kulturore “Hap pas hapi” nisin fushatën TË GJITHA TË DREJTAT PËR TË GJITHË FËMIJËT. Kjo video-fushatë është përgatitur në kuadër të projektit Fëmijët në vendin e parë! Financuar nga Unioni Evropian.

Fushata ka për qëllim të informojë dhe edukojë publikun për të drejtat e fëmijës; të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e pjesëmarrjes së nxënësve dhe përfshirjen e nxënësve në vendimmarrje përmes Parlamentit të nxënësve dhe Avokatit të nxënësve; të rrisë ndërgjegjësimin për sigurinë e fëmijëve në hapësirën kibernetike dhe mënyrat e mbrojtjes. Qëllimi është gjithashtu të motivohen të gjitha palët e prekura (shkollat, prindërit e nxënësve, autoritetet arsimore, përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale) për t’i kuptuar më mirë të drejtat e fëmijës si dhe mekanizmat për mbrojtjen e tyre, duke i inkurajuar ato që të angazhohen për TË GJITHA TË DREJTAT PËR TË GJITHË FËMIJËT