rr.’’Makedonija’’nr.19 (ndërtesa e SHT ,,Makoshped’’) contact@ombudsman.mk

Мени

25 VITE NGA THEMELIMI I INSTITUCIONIT AVOKATI I POPULLIT

12.12.2023, SHKUP

“Kur bëhet fjalë për shënimin e 25 vjetorit të themelimit të institucionit Avokati i Popullit, të cilin tani e udhëheqi, do të doja që të kthehem në zanafillat e tij, por nga një kënd tjetër – nga aspekti i rrënjosjes së tij në Kushtetutë, mandej edhe sjelljes së Ligjit për Avokatin e Popullit. Lëshimi i sistemit të përgjegjësisë kolektive dhe vënia e qytetarit në rend të parë kërkonte themelimin e një institucioni i cili do të mbronte të drejtat dhe liritë e tij dhe mendoj se krijuesit e kushtetutës ate e kishin motiv kryesor meqë në nenin 77 parashikuan se në shtet patjetër të funksionojë trup i pavarur nacional për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Vetë fakti që Instiitucioni është rrënjosur në Kushtetutë, tregon për domethënien e tij në dhe për shoqërinë në përgjithësi”, theksoi në fjalimin e tij drejtuar të pranishmëve Avokati i Popullit, z.Naser Ziberi, në pranimin e organizuar me rastin e shënimit të 25 vjetorit të themelimit të institucionit dhe 75 vjetorit nga miratimi i Deklaratës universale për të drejtat dhe liritë e njeriut, i organizuar me përkrahje të projektit “Sundimi i të drejtës”, i finansuar nga Bashkimi Evropian.

Ai theksoi se megjithëse është relativisht i ri në vite, Institucioni përfaqësohet në mënyrë adekuate në shoqëri dhe qytetarët e dinë se ku të drejtohen për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Duke folur për zhvillimin e Institucionit ndër vite, Ziberi theksoi se i vjen keq që shteti nuk po ndjek rritjen e institucionit, duke theksuar sfidat më të shpeshta të institucionit dhe vargun e problemeve që e ndjekin ndër vite, para së gjithash ato financiare, lartësia e të ardhurave personale të të punësuarëve, si dhe disa nga mekanizmat që ende nuk janë vërtetuar në mënyrë adekuate në korniza ligjore, për të cilat, siç tha ai, kanë vërejtje edhe nga auditimi shtetëror, pastaj ekipimi kadrovik dhe deri tek kushtet hapësinore.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Talat Xhaferi në fjalimin e tij theksoi se gjatë këtyre 25 viteve të ekzistimit dhe punës, Avokati i Popullit u konfirmua si institucion i pavarur dhe shumë profesional, i cili në punën e vet niset nga principi i barazisë gjatë mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të qytetarëve, pa dallim të gjinisë, ngjyrës, rasës, fesë, përkatësisë politike dhe ngjajshëm dhe kjo jepë shpresë.

Në shënimin e jubileut mori pjesë edhe Ministri i Punëve të Brendshme, z.Oliver Spasovski, i cili theksoi se Avokati i Popullit tani më 25 vite në mënyrë profesionale i kryen detyrat e veta, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme jepë përkrahje të plotë dhe kurajo për qasje të mëtejme proaktive për procedura që duan të thuan eliminim të keqëpërdorimit dhe të shkeljes së të drejtave të njeriut.

Ministri i Drejtësisë, z.Krenar Lloga duke e përshëndetur jubileun theksoi se për një shoqëri demokratike me rëndësi të madhe është ekzistimi i Institucionit Avokati i Popullit si mbrojtës i të drejtave të qytetarëve.

Para të pranishmëve u drejtua edhe zonja Marija Kanelopolu, përfaqësues i delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në ceremoni morën pjesë edhe ombudsmanja e R. së Kroacisë, zonja Tena Shimonoviq Ajnvalter, përfaqësues i Bordit të Ombudsmanit të Austrisë, zotëri Johanes Kareniel, si dhë përfaqësues të korrit diplomatik, të gjyqësisë, institucioneve shtetërore dhe të sektorit joqeveritar.