Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 24-04-2020

    REKOMANDIME TË AVOKATIT TË POPULLIT PËR REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË FËMIJËS NË...

    më shumë
  • 31-03-2020

    REKOMANDIMI I AVOKATIT TË POPULLIT DERI TE QEVERIA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË...

    më shumë
  • 26-03-2020

    REKOMANDIME PËR VEPRIMIN ME PERSONAT E PRIVUAR NGA LIRIA NË KUSHTE TË PANDEMISË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Pyetje dhe përgjigje

12-07-2011

Më intereson të di se për sa kohë parashkruhet kërkesa mbi bazë të çekut për subjekt fizik?

I nderuari z. Avokat i Popullit

Më intereson të di se për sa kohë parashkruhet kërkesa mbi bazë të çekut për subjekt fizik?
Do t’Ju jem i falënderuar po qe se më përgjigjeni në këtë pyetje.

Me respekt,
Marjan Vitanov

Lidhur me letrën Tuaj, të lëshuar përmes postës elektronike, Avokati i Popullit si shtojcë Ju dërgon ekstrakt nga Ligji për çek (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 3/02) dhe dispozita të cilat kanë të bëjnë me çështjen e parashkrimit të çekut.

12. Parashkrimi i çekut

Neni 60

Kërkesat e regresit të poseduesit të çekut kundër indosantit dhe kundër trasantit, parashkruhen brenda gjashtë muajsh nga skadimi i afatit për parashtrim të pagesës.
Kërkesat e regresit të indosantëve, njëri kundër tjetrit, dhe trasantit, parashkruhen brenda gjashtë muajsh, nga dita kur indosanti e ka blerë çekun ose nga dita kur kundër tij është ngritur porcedurë në gjyq.

Neni 61

Parashkrimi i çekut ndërpritet me parashtrim të padisë pranë gjykatës kompetente.
Me padinë, nga paragrafi 1 i këtij neni, ka veprim të njëjtë edhe paraqitja për kërkesë sipas çekut në falimentim; realizimi i kërkesës të të drejtës nga çeku gjatë rrjedhës së procedurës; thirrja e ardhjes në mbrojtje dhe njoftimi me të cilin i padituri e njofton parardhësin e vet se kundër tij është paraqitur padi për regres.
Njoftimi, i paragrafit 2 të këtij neni, kumtohet drejtpërsëdrejti përmes gjykatës apo me letër të rekomanduar, me ç’rast dorëzimi i gjykatës, përkatësisht postës, konsiderohet si ditë e njoftimit.

Neni 62

Parashkrimi i ndërprerë fillon sërisht të rrjedhë:

  • në rastin kur parashtrohet padi dhe në rastin kur realizohet kërkesa derisa rrjedhë kohëzgjatja e procedurës gjyqësore, nga dita e senacës së fundit, po qe se në të dyja rastet procedura e ngritur nuk vazhdon;
  • në rastin kur është parashtruar paraqitja e falimentimit, përkatësisht likuidimit, nga dita e përfundimit të procedurës falimentuese, si edhe në rastin kur në falimentim,
    përkatësisht në likuidim, kontestohet kërkesa e paraqitur nga dita e konstesitmit dhe
  • në rast të thirrjes për ardhje në mbrojtje dhe njoftimit për padi të parashtruar nga dita e procedurës së përfunduar të plotfuqishme.

Pyetje dhe përgjigje




Kërko

Kalendari i ngjarjeve

qershor 2020
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30
Maj
Kor

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 4
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise