Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 24-04-2020

    REKOMANDIME TË AVOKATIT TË POPULLIT PËR REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË FËMIJËS NË...

    më shumë
  • 31-03-2020

    REKOMANDIMI I AVOKATIT TË POPULLIT DERI TE QEVERIA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË...

    më shumë
  • 26-03-2020

    REKOMANDIME PËR VEPRIMIN ME PERSONAT E PRIVUAR NGA LIRIA NË KUSHTE TË PANDEMISË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Pyetje dhe përgjigje

12-07-2011

Pyetje nga fusha e sigurimit pensional dhe invalidor - Si ta realizoj të drejtën për pension indvalidor?

Që të mund të realizohet e drejta për pension invalidor, duhet të përmbushen kushtet e parapara me nenin 63 të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, përkatësisht i siguruari, të cilit do t’i ndahet ky lloj pensioni, duhet të ketë humbur aftësinë për punë apo t’i ketë mbetur aftësia për punë, por për shkak të  moshës, të mos mund të rikualifikohet apo të bëjë kualifikim shtesë në mënyrë që të aftësohet për punë përkatëse dhe nëse invaliditeti është shkaktuar me lëndime në punë apo sëmundje profesionale, i siguruari mund të fitojë të drejtën për pension invalidor, pa marrë parasysh se sa përvojë pune ka.

Më tutje, nëse lëndimi është shkaktuar me lëndim apo sëmundje jashtë vendit të punës, i siguruari do të fitojë të drejtën për pension invalidor me kusht që para shfaqjes së invaliditetit, përkatësisht në ditën e ndërprerjes së sigurimit pas invaliditetit të shfaqur, të ketë përmbushur stazhin për pension, i cili i mbulon më së paku një të tretën e periudhës së mbushjes, më së shumti 20 të vjet jetë deri në ditën e shfaqjes së invaliditetit, të përvojës së punës duke e llogaritur përvojën e punës me vite të plota.

Avokati i Popullit, njëkohësisht i informon qytetarët se nuk ka kompetencë të merr vendime për të drejtat e qytetarëve, por mund të ndërmarrë masa adekuate nëse vlerëson se bëhet fjalë për cenim të procedurës për realizimin e të drejtës për pension invalidor, i cili mund të ralizohet vetëm në qoftë se komisionet kompetente vlerësojnë se i siguruari tërësisht e ka humbur aftësinë për punë dhe nëse i plotëson kushtet përsa i përket përvojës së punës.

Pyetje dhe përgjigje




Kërko

Kalendari i ngjarjeve

qershor 2020
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30
Maj
Kor

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 2
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise