Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 24-04-2020

    REKOMANDIME TË AVOKATIT TË POPULLIT PËR REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË FËMIJËS NË...

    më shumë
  • 31-03-2020

    REKOMANDIMI I AVOKATIT TË POPULLIT DERI TE QEVERIA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË...

    më shumë
  • 26-03-2020

    REKOMANDIME PËR VEPRIMIN ME PERSONAT E PRIVUAR NGA LIRIA NË KUSHTE TË PANDEMISË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Lajme dhe Ngjarje

24-04-2020

Shkup

REKOMANDIME TË AVOKATIT TË POPULLIT PËR REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË FËMIJËS NË KUSHTE TË GJENDJES SË SHPALLUR TË JASHTËZAKONSHME NË VEND

Avokati i popullit, me vëmendje të madhe i vëzhgon masat e Qeverisë në lidhje me pandeminë e virusit Kovid 19, dhe në këtë drejtim realizimin e të drejtave të fëmijës në kushte të gjendjes së shpallur të jashtëzakonshme në vend.
Rrjedhimisht, për shkak të paraqitjeve të shpeshtura dhe reaksioneve të prindërve përmes rrjetave sociale në lidhje me pamundësinë për të realizuar marrëdhënie të papenguara personale dhe kontakte të drejtpërdrejta me fëmijët me të cilët nuk jetojnë, si dhe duke vëzhguar gjendjen me realizimin e të drejtave të fëmijëve të vendosur në Institucionet publike, Qendrat pranuese, fëmijët në format jashtëinstitucionale për përkujdesje, fëmijët me pengesa, fëmijë të privuar nga liria, si dhe grupe të tjera të fëmijëve në rrezik, si kategori vulnerabile, hapi lëndë sipas iniciativës së tij.
Në këtë rast mori njohuri se për shkak të orës policore, përkatësisht lëvizjes së kufizuar të qytetarëve, duke përfshirë edhe fëmijët, është bërë e pamundshëm realizimi i të drejtës së fëmijës për marrëdhënie dhe kontakte të papenguara personale me prindin me të cilin nuk jeton, ndërsa në raste të caktuara, sipas prindërve, takimet nuk janë realizuar për një periudhë më të gjatë kohore (me muaj), për shkak të mosbashkëpunimit me prindin te i cili janë dhënë fëmijët në përkujdesje, në të cilat raste, gjendja momentale e shpallur e pandemisë shfrytëzohet si arsye për kinse mbrojtjen e fëmijës, dhe moslejimit të prindit tjetër ta shef fëmijën/jët dhe të realizojë takime, përkatësisht, kufizimin e kontakteve të fëmijës me prindin me të cilin nuk jeton.

Nga ana tjetër, disa nga prindërit madje janë ç’kyçur nga çdo informatë në lidhje me gjendjen e fëmijëve, kështuqë kanë qenë të detyruar të marrin informata nga mjekët amë të fëmijëve, që padyshim është në kundërshtim me interesin më të mirë të fëmijës. Përveç të lartpërmendurës, me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes (virusit), në institucionet/format jashtëinstitucionale për përkujdesje janë ndaluar vizitat e fëmijëve, ndërsa procesi arsimor zhvillohet on-line, permes internetit.

Avokati i popullit e ka të njohur se Qeveria përmes Ministrisë kompetente për punë dhe politikë sociale apelonte deri te prindërit që në bashkëpunim të ndërsjellë t’i realizojnë kontaktet e caktuara personale me prindin me të cilin nuk jeton, me ç’rast fëmiu të mos jet i nënshtruar ndaj rreziqeve të cilat i sjell pandemia, që është për t’u përshëndetur.
Mirëpo, duke i pasur parasysh njohuritë e lartpërmendura si dhe eksperiencën e deritanishme dhe konstatimet e Avokatit të popullit për cenimin e të drejtës së fëmijës të rritet me dashurinë dhe kujdesin e të dy prindërve, edhe atëherë kur të njëjtit nuk jetojnë bashkë (për shkak të divorcit, ndërprerjes së jetesës së përbashkë etj.), fitohet përshtypja se njëri prind e keqpërdor gjendjen e shkaktuar në drejtim të pengimit të fëmijës të realizojë marrëdhënie dhe kontakte personale me prindin tjetër, me arsyetim se veprohet me qëllim të parandalimit të rreziqeve të mundshme për shëndetin e fëmijës me çka seriozisht cenohen të drejtat e fëmijës, dhe veprohet në kundërshtim me interesin më të mirë të fëmijës.

Avokati i popullit, duke u nisur nga Konventa për të drejtat e fëmijës përkujton se shteti ka për detyrë të sigurojë kujdes të veçantë për fëmijën, sidomos në kushte të jashtëzakonshme. Në këtë kontekst kufizimi i gëzimit të të drejtave të caktuara të njeriut duhet të jetë proporcional dhe të reduktohet në minimum, me ç’rast duhet të sigurohen garanca se përgjigjet (masat)  e pandemisë, duke përfshirë edhe kufizimet dhe vendimet pasqyrojnë parimin e interesit më të mirë të fëmijës.

Sipas nenit 9 të Konventës për të drejtat e fëmijës, shteti duhet të sigurojë që asnjë fëmijë të mos jetë i ndarë nga prindërit e tij kundër vullnetit të tij, vetëm kur organet kompetente, në bazë të inspektimit gjyqësor në pajtueshmëri me ligjin dhe procedurat përkatëse vendosin se ndarja e tillë është e domosdoshme dhe është në interesin më të mire të fëmijës.

Mëtej vendet anëtare e respektojnë të drejtën e fëmijës i cili është i ndarë nga njëri ose të dy prindërit që të realizojë marrëdhënie personale dhe kontakte të drejtpërdrejta mbi një bazë të përhershme, vetëm nëse kjo është në kundërshtim me interesat më të mirë të fëmijës.
   
 Në rast kur ndarrja është pasojë e masave që i ka ndërmarrë vendi anëtar, siç është paraburgimi, burgimi, persekutimi, deportimi ose vdekja (duke përfshirë vdekjen e cila ka ndodhur për çfarëdo arsye derisa është nën përkujdesje të shtetit) të njërit ose dy prindërve ose të fëmijës, shteti anëtarë, sipas kërkesës së prindërve, fëmijës ose në qoftë se është rasti i tillë, anëtarit tjetër të familjes do t’i sigurojë informata themelore për vendin e qëndrimit të për anëtarin që mungon-anëtarë të familjes, nëse dhënia e informative të tilla nuk shkon në dëm të mirëqënies së fëmijës. Shtetet anëtare mëtej kujdesen që paraqitja e kërkesës së tillë të mos të shkaktojë kurrfarë pasoja të dëmshme për personin/nat e interesuar.

Duke pasyr parasysh gjendjen e shkaktuar në të cilën masat për kufizim të lëvizjes në mënyrë serioze ndikojnë ndaj shëndetin fizik, emocional, psikik të fëmijëve, ndërkaq në mënyrë plotësuese pamundësinë për të realizuar marrëdhënie dhe kontakte personale me prindin me të cilin nuk jetojnë, i bëjnë fëmijët akoma më vulnerabil, Avokati i popullit, konform nenit 32 të Ligjit për avokatin e popullit, duke informuar Qeverinë për njohuritë e marra, ndërkaq duke mare parasysh në këtë rast edhe Mendimin e Komitetit të OKB-së për të drejtat e fëmijës, në lidhje me pandeminë e virusit korona  rekomandon kujdes të posaçëm dhe masa plotësuese për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të fëmijëve. Në këtë kontekst, Avokati i popullit rekomandon:
    - me kujdes të veçantë të analizohen efektet e masave dhe të shqyrtohen ndikimet shëndetësore, sociale, arsimore, ekonomike dhe rekreative të pandemisë ndaj të drejtave të fëmijës;
    - të sigurohen garanca se përgjigjet e pandemisë, duke përfshirë edhe kufizimet dhe vendimet për shpërndarrjen e resurseve, pasqyrojnë parimin e interesit më të mirë të fëmijës;
    - Ministria për punë dhe politikë sociale përmes organeve kompetente duke përfshirë edhe Qendrat ndërkomunale për punë sociale në mënyrë të rregullt dhe të vazhdueshme të ndjek mënyrën dhe dinamikën e realizimit të të drejtës së marrëdhënieve dhe kontakteve personale ndërmjet fëmijëve dhe prindin me të cilin nuk jetojnë, dhe rrjedhimisht në mënyrë përkatëse të reagojnë, duke respektuar parimin e interesit më të mirë të fëmijës;
    - në raste kur prindërit janë të penguar ( pamundësuar) në realizimin e të drejtës për takim me fëmiun me të cilin nuk jetojnë, për shkak të lëvizjes së kufizuar, të ndërmerren masa dhe t’u mundësohet t’i marrin fëmijët dhe t’i kthejnë sërish te prindi me të cilin jetojnë, konform të përcaktuarës në aktvendimin për  takime nga organi kompetent dhe duke respektuar protokollet për sigurimin e standardeve higjienike dhe të tjera;
     - Ministria për punë dhe politikë sociale, Qendrat kompetente ndërkomunale për punë sociale, shërbimet inspektuese, në bashkëpunim me ministritë e tjera  të ndërmarrin masa me qëllim të prevenimit, mbrojtjes dhe parandalimit të çdo llojit të dhunës dhe keqëtrajtimit të fëmijëve në familje, entet/institucionet dhe format e tjera të përkujdesjes jashtëinstitucionale. Rrjedhimisht, me kohë dhe në mënyrë përkatëse të intervenojnë me qëllim të mbrojtjes së fëmijëve nga pasojat e dëmshme për jetën e tyre, shëndetin, mbijetesën dhe zhvillimin;
    - Ministria për arsim dhe shkencë, si dhe organet e tjera kompetente në fushën e edukimit dhe arsimimit të fëmijëve, në vazhdimsi të ndjekin mënyrën e mësimit përmes internetit, me qëllim të sigurimit të garancave për interaksionin ndërmjet nxënësve dhe mësimdhënësit/dhënësve;
    - të ndërmerren masa për sigurimin e përkrahjes së nevojshme për fëmijët dhe familjet të cilat kanë qasje të kufizuar, ose fare nuk kanë qasje pranë teknologjisë ose internetit, ose nuk kanë mbështetje përkatëse nga prindërit.Të gjenden zgjidhje të arritshme alternative që të kenë interes nga udhëzimet dhe mbështetja që e japin mësimdhënësit, me çka do të parandalohet gjendja e pabarazisë ndërmjet fëmijëve;

    -për fëmijët të cilët rrjedhin nga familjet e vobekta, fëmijët të cilët jetojnë në kushte substandarde, fëmijët pa kushte elementare për jetesë, t’u mundësohet realizimi i të drejtave themelore, duke përfshirë mbrojtjen shëndetësore, qasjen pranë ujit të pastër për pije dhe nyjeve sanitare, me qëllim të mirëmbajtjes së higjienës së nevojshme, e cila ndër të tjera është e domosdoshme në kushte të tilla.
    -për fëmijët lindja e të cilëve nuk është evidentuar në librin amë për të lindur, shërbimet për regjistrimin e lindjes të mos ndërpriten, përkundrazi, veprimet të intensifikohen, duke marë parasysh se kjo është parakusht për realizimin e të drejtave të garantuara;
    -të ndërmerren masa për respektimin e të drejtës së çdo fëmijës për mosdiskriminim, si dhe masa për mbrojtjen e fëmijëve vulnerabiliteti i të cilëve në mënyrë plotësuese është rritur për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme të shkaktuara nga virusi (fëmijë me aftësi të kufizuara, fëmijë në rrugë, fëmijë me problem në sjellje të vendosur në forma jashtëinstitucionale për përkujdesje ( shtëpi të vogla të grupeve, familje përkujdesëse), fëmijë azilkërkues, fëmijë të pashoqëruar, refugjatë, fëmijë të zhvendosur brenda shtetit, si dhe ato të privuar nga liria), të cilët mund të ballafaqohen me vështirësi plotësuese pas dyeve të mbyllura. Në këtë kontekst, të forcohen mundësitë dhe të jenë sa më të arritshme mënyrat e tjera të njoftimit dhe paraqitjes së çfarëdo cenimeve/keqpërdorimeve/dhunës etj. pranë organeve kompetente, të cilat, duhet të intervenojnë në mënyrë urgjente dhe të paanulueshme.
    - në institucionet ku fëmijët janë privuar nga liria, dhe në të cilat janë aprovuar masat për kufizimin e vizitave dhe mundësive për kontakte për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme dhe parandalimit të përhapjes së virusit, për shkak të gjendjes së vazhduar të jashtëzakonshme të rishqyrtohen masat që ndalojnë vizita ose, të sigurohen mënyra të tjera (alternativa) për mbajtjen e kontakteve të rregullta të fëmijëve me familjet e tyre dhe familjarë më të afërt, kuptohet, duke i respektuar në këtë rast protokollet për higjienë dhe mirëmbajtje të standardeve të tjera, duke pasur parasysh faktin se këto kontakte janë një nga faktorët e rëndësishëm për risocializimin dhe ndryshimin e sjelljes së fëmijët të ndeshur me ligjin, përkatësisht fëmijët në rrezik;
    - për fëmijët me pengesa, fëmijët migrantë dhe ato me qasje të kufizuar pranë internetit të sigurohen informata të sakta për virusin, mënyrat për mbrojtje përkatësisht parandalimin e infeksionit, në gjuhën dhe format të cilat janë të kuptueshme dhe të arritshme.

    Duke mare parasysh se bëhet fjalë për fëmijë, përkatësisht për grupe vulnerabile, duke pasur parasysh ndikimet e mundshme negative të ndryshimeve të shkaktuara  ndaj rritjes dhe zhvillimit të tyre të plotë, Avokati i popullit rekomandon çdoherë kur është e  mundshme të dëgjohet dhe merret parasysh mendimi i fëmijëve, për shkak se së bashku, me interesin më të mirë të fëmijës, të drejtës për jetë, mbijetesë dhe zhvillim dhe të drejtës për mosdiskriminim janë katër parimet kryesore të Konventës për të drejtat e fëmijës dhe në lidhje të ngushtë me çdo të drejtë të fëmijës në këtë dokument.

                        

                                                             AVOKATI I POPULLIT
                                                                   Ixhet Memeti


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

maj 2020
H M M E P S D
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Pri
Qer

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise