Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 26-06-2020

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E 26 QERSHORIT-DITËS NDËRKOMBËTARE...

    më shumë
  • 17-06-2020

    KOMUNIKATË LIDHUR ME ARKËTIMIN PËR LËSHIMIN E DËFTESAVE

    më shumë
  • 09-06-2020

    under construction

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Lajme dhe Ngjarje

26-03-2020

Shkup

REKOMANDIME PËR VEPRIMIN ME PERSONAT E PRIVUAR NGA LIRIA NË KUSHTE TË PANDEMISË NGA VIRUSI COVID – 19

Në përputhje me nenin 31 të Ligjit për Avokatin e Popullit (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. (60/03, 114/09, 118/16, 189/16, 35/18), “Avokati i Popullit vëmendje të posaçme i përkushton mbrojtjes të të drejtave kushtetuese dhe ligjore të personave të privuar nga liria”.

Në përputhje me nenin 31 të Ligjit për Avokatin e Popullit, “Avokati i Popullit – Mekanizmi Parandalues Nacional gjatë kryerjes së parandalimit nga tortura dhe llojeve të tjera të trajtimit brutal, jonjerëzor, përçmues ose ndëshkues ka kompetencë vazhdimisht ta shqyrtoj veprimin ndaj personave të privuar nga liria, t’u jap rekomandime organeve relevante me qëllim të përmirësimit të veprimit dhe kushteve në vendet e privimit nga liria, si dhe të propozoj ndryshimin dhe plotësimin e akteve normative ligjore”.

Privimi nga liria e nënkupton cilëndo qoftë formë të paraburgimit ose burgimit, ose ndalimin e personave në kapacitetet publike ose private në të cilat personit nuk i lejohet të largohet me vullnetin e tij, ndërsa me urdhër të organeve gjyqësore, administrative ose të organeve të tjera (stacione policore, institucione ndëshkuese korrektuese dhe edukative – korrektuese, qendra për vendosjen dhe mbajtjen e migrantëve, refugjatëve dhe azilkërkuesve, spitale psikiatrike, institucione sociale, vende të ndryshme të sapo formuara, përkatësisht qendra dhe institucione për vendosjen e personave në të ashtuquajturit karantinë dhe vende të tjera).

Duke e pasur parasysh gjendjen aktuale dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të mbrojtjes dhe luftimit me pasojat nga virusi Covid – 19, Avokati i Popullit – Mekanizmi Parandalues Nacional është i vetëdijshëm për aspektin specifik dhe intensitetin e sfidave me të cilat ballafaqohen të punësuarit në vendet e privimit nga liria, megjithatë në kuadër të mandatit dhe kompetencave të tij, në mënyrë të veçantë e thekson dhe përkujton se:

Ndalimi i torturës dhe llojit tjetër të trajtimit brutal, jonjerëzor dhe përçmues ose ndëshkues është absolut dhe kurrfarë devijimi nga ky ndalim nuk mund të arsyetohet, në çfarëdo qoftë kushtesh dhe rrethanash, madje edhe në rast të gjendjes së jashtëzakonshme, të luftës ose cilësdo qoftë gjendje tjetër të jostabilitetit politik.

Me fjalë të tjera, ndalimi i torturës dhe llojeve tjera të trajtimit brutal, jonjerëzor, përçmues ose ndëshkues është dispozitë imperative e cila ka status special në mbrojtjen ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, e cila është sanksionuar në një numër të madh të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe rajonale në një pjesë të të drejtës ndërkombëtare zakonore, obligative për të gjitha shtetet.

Karakteri i këtillë i ndalimit, njëkohësisht e imponon obligimin pozitiv të shtetit për të ndërmarrë masa adekuate për parandalimin e dukurisë së akteve të ndryshme të torturës dhe llojeve tjera të trajtimit brutal, jonjerëzor, përçmues ose ndëshkues.

Në këtë kuptim, Avokati i Popullit - Mekanizmi Parandalues Nacional potencon se masat dhe aktivitetet të cilat ndërmerren me qëllim të mbrojtjes  dhe luftimit të pasojave nga pandemia e virusit Covid – 19 nuk guxon të rezultojnë me kurrfarë trajtimi jonjerëzor ose përçmues ndaj personave të privuar nga liria dhe rekomandon autoritetet kompetente që gjatë veprimit me këta persona t’i kenë parasysh parimet e Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës:

             1) Parim kryesor duhet të jetë ndërmarrja e të gjitha aktiviteteve të mundshme që të mbrohet shëndeti dhe siguria personale e të gjithë personave të privuar nga liria. Ndërmarrja e aktiviteteve të këtilla njëkohësisht kontribuon edhe në ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë personale të personelit.
             2) Doemos duhet të respektohen rekomandimet/udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në luftën kundër pandemisë, si dhe rekomandimet vendore për mjekim klinik dhe mbrojtje të shëndetit, të harmonizuara me standardet ndërkombëtare.
             3) Nevojitet të rritet numri i personelit në dispozicion dhe këtij personeli t’i sigurohet mbështetje e plotë profesionale, mbrojtje shëndetësore dhe siguri personale, si dhe trajnim adekuat që të jenë të gatshëm t’i përmbushin obligimet e tyre në vendet e privimit nga liria.
             4) Të gjitha masat e ndërmarra restriktive sa u përket personave të privuar nga liria, me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit Covid – 19 duhet të kenë bazë ligjore, proporcionale, ta respektojnë dinjitetin njerëzor dhe të kenë kufizime kohore. Personat e privuar nga liria duhet të kenë informacione të përgjithshme në gjuhën që e kuptojnë, për të gjitha masat e këtilla.
             5) Meqë kontaktet e afërta kontribuojnë në përhapjen e virusit, të gjitha organet kompetente duhet të bëjnë përpjekje konkrete për zbatimin e masave alternative të privimit nga liria. Qasja e këtillë duhet të jetë imperativ, veçanërisht në situatat e mbipopullimit të kapaciteteve. Pastaj, autoritetet kompetente duhet t’i praktikojnë më shpesh masat alternative të paraburgimit, ndryshimit të dënimeve, lëshimin e parakohshëm dhe shërbimin e provës, rishikimin e sërishëm të nevojës për vendosjen e detyrueshme të mëtutjeshme të pacientëve psikiatrik, leje dalje ose lëshimin e shfrytëzuesve në shtëpitë për përkujdesje sociale në bashkësi, cilado qoftë zgjidhje më e pranueshme, dhe veçanërisht të përmbahen, në masë maksimale, nga paraburgimi/ndalimi i migrantëve.
              6) Sa i përket mbrojtjes së ofruar shëndetësore, duhet të përkushtohet vëmendje e veçantë ndaj nevojave specifike të personave të ndaluar me fokus të veçantë mbi grupet vulnerabile dhe/ose në rrezik, siç janë personat e moshuar ose personat me probleme ekzistuese shëndetësore. Kjo, veç tjerash, nënkupton skrining për ekzistimin e virusit Covid – 19 dhe mundësim të mënyrave për ofrimin e kujdesit intensiv, nëse një gjë e këtillë do të ishte e nevojshme. Pastaj, në rrethana të këtilla personave të ndaluar duhet t’u ofrohet ndihmë plotësuese psikologjike dhe mbështetje nga ana e personelit.
              7) Edhe pse është legjitime dhe e arsyeshme që të suspendohen disa aktivitete që nuk kanë rëndësi esenciale, të drejtat themelore të personave të ndaluar edhe në kohë të pandemisë duhet të respektohen plotësisht. Kjo, veçanërisht e përfshin të drejtën e higjienës adekuate personale (përfshirë këtu edhe qasjen deri te uji i ngrohtë dhe sapuni) dhe të drejtën e qasjes ditore në ajër të freskët/në hapësirë të hapur (në kohëzgjatje prej së paku një orë). Pastaj, çdo restrikcion në kontaktet me botën e jashtme, përfshirë këtu edhe vizitat, duhet të kompensohen me qasje më të madhe deri te mënyrat alternative të komunikimit (siç është komunikimi me telefon ose komunikimi përmes internetit/Voice-over-Internet – Protocol).
               8) Në rastet e izolimit, ose vendosjes në karantinë të personit të ndaluar i cili është i infektuar ose për të cilin ekzistojnë dyshime se është i infektuar me virusin SARS – CoV-2, personit konkret duhet t’i mundësohet kontakt i konsiderueshëm i përditshëm me persona të tjerë.
               9) Mekanizmat fundamental për mbrojtje nga neglizhenca/trajtimi jo adekuat të personave të ndaluar nga personat zyrtarë kompetentë për zbatimin e ligjeve (qasja deri te avokati, qasja deri te mjeku, njoftimi për privim nga liria/ndalim) medoemos duhet të respektohet plotësisht në të gjitha rrethanat dhe në çdo kohë. Masat e kujdesit (siç është kërkesa që personat me simptoma të mbajnë maska mbrojtëse) në disa raste mund të zgjidhen në mënyrë përkatëse.
             10) Monitorimin që e bëjnë trupat e pavarura, përfshirë këtu edhe mekanizmat parandalues nacional (MPN) dhe Komitetin Evropian Kundër Torturës (KST) edhe më tutje mbeten mekanizma kryesorë për mbrojtje nga cilado qoftë formë e trajtimit joadekuat. Shtetet duhet të vazhdojnë ta garantojnë qasjen deri te të gjitha vendet e privimit nga liria, përfshirë këtu edhe vendet në të cilat personat mbahen në karantinë. Të gjitha autoritetet e monitorimit, po ashtu, duhet t’i ndërmarrin të gjitha masat e kujdesit, duke e respektuar parimin “të mos dëmtohet”, veçanërisht në rastet kur bëhet fjalë për personat e moshuar ose personat me probleme tanimë ekzistuese shëndetësore.



                                                                                                AVOKATI I POPULLIT
                                                                                     MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL



Kërko

Kalendari i ngjarjeve

korrik 2020
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Qer
Gsh

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise