Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 24-04-2020

    REKOMANDIME TË AVOKATIT TË POPULLIT PËR REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË FËMIJËS NË...

    më shumë
  • 31-03-2020

    REKOMANDIMI I AVOKATIT TË POPULLIT DERI TE QEVERIA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË...

    më shumë
  • 26-03-2020

    REKOMANDIME PËR VEPRIMIN ME PERSONAT E PRIVUAR NGA LIRIA NË KUSHTE TË PANDEMISË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Lajme dhe Ngjarje

11-03-2020

Shkup

KOMUNIKATË NË LIDHJE ME PRANIMIN E QYTETARËVE/PALËVE NË INSTITUCIONIN AVOKAT I POPULLIT

                                                
Avokati i Popullit në lidhje me situatën e krijuar dhe nevojën për parandalimin dhe pengimin e përhapjes së infeksionit me të ashtuquajturin Korona virus (Kovid 19), u rekomandon qytetarëve në dy javët e ardhshme (deri në datën 25.03.2020) nevojat për kontakt dhe bisedë personale me të punësuarit në institucionin Avokati i Popullit me qëllim të mbrojtjes së të drejtave kushtetuese dhe ligjore, si dhe parashtrimit të parashtresave me shkrim në zyrën në Shkup, por edhe në të gjitha zyrat rajonale: Shtip, Kërçovë, Tetovë, Kumanovë, Strumicë dhe Manastir, të jenë në minimum, përkatësisht t’i kryejnë përmes telefonit, ose postës elektronike.

Për kontakt me zyrën në Shkup mund të përdoren numrat e telefonit: 02 3129- 335, për zyrën në Strumicë 034 329 996, për Kërçovë 045 228 -586, për Tetovë  044 344 -082, për Manastir 047 242 310 për Shtip 032 389-701 dhe për Kumanovë 031 431- 488.

Kontaktet përmes postës elektronike mund t’i realizojnë në adresën në vijim: contact@ombudsman.mk.

Avokati i Popullit shpreson se rekomandimi i tij do të zbatohet me mirëkuptim nga ana e qytetarëve, të cilëve në asnjë rast nuk do t’u shkurtohet e drejta e mbrojtjes nga ana e Institucionit. Kjo do të thotë se për të gjitha ankesat e dhëna përmes telefonit, ose postës elektronike do të veprohet në përputhje me Ligjin për Avokatin e Popullit, për çka palët do të njoftohen në mënyrë përkatëse.  

                                                                                        AVOKATI I POPULLIT

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

maj 2020
H M M E P S D
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Pri
Qer

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise