Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 26-06-2020

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E 26 QERSHORIT-DITËS NDËRKOMBËTARE...

    më shumë
  • 17-06-2020

    KOMUNIKATË LIDHUR ME ARKËTIMIN PËR LËSHIMIN E DËFTESAVE

    më shumë
  • 09-06-2020

    under construction

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Lajme dhe Ngjarje

04-01-2020

Shkup

PËRKUJTIM DHE MESAZH I AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E 4 JANARIT – DITËS BOTËRORE TË ALFABETIT TË BRAJIT

Me rastin e 4 Janarit – Ditës botërore të Alfabetit të Brajit, Avokati i popullit, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për rëndësinë e kësaj mënyre dhe mjeti për komunikim dhe realizim të plotë të të drejtave të njeriut të të verbërve, përkujton se Alfabeti i Brajit është një nga mënyrat, përkatësisht mjetet dhe formatet për komunikim, i cili mundëson që personat e verbër të kenë qasje në informatat dhe kontaktet me botën e jashtme, të përparojnë në arsim në të gjitha nivelet, duke mundësuar kështu të drejtën e tyre për t’u punësuar dhe për të jetuar një jetë të pavarur.

Rëndësia thelbësore e Alfabetit të Brajit në kontekst të arsimit, lirisë së shprehjes dhe mendimit, si dhe përfshirjes sociale të personave me shikim të dëmtuar të konsiderueshëm ose total, është notuar edhe në Konventën e OKB-së për të drejtat e personave me pengesa. Avokati i popullit i vetëdijshëm për sfidat e shumta gjatë shfrytëzimit dhe mësimit të Alfabetit të Brajit, veçanërisht në vendet në zhvillim, shpreh keqardhje për përdorimin e tij minimal në shkollat e rregullta, për shkak se nuk ekzistojnë mundësi teknike, pajisje ose resurse njerëzore për të përdorur atë, por edhe për shkak të mungesës së mësuesve të kualifikuar për Alfabetin e Brajit. Rrjedhimisht, nuk guxojmë të harojmë se çdo fëmijë që është i verbër, ka të drejtë të mësojë Alfabetin e Brajit nga dikush që është kompetent në përdorimin e tij.

Për këto arsye, Avokati i popullit bën thirrje për të përmbushur detyrimet e përcaktuara në Konventë, sidomos në lidhje me pranimin dhe lehtësimin gjatë shfrytëzimit të Alfabetit të Brajit si mënyrë dhe format për komunikim, gjatë interaksioneve zyrtare, siç është theksuar në nenin 21 të Konventës, sipas të cilit personat me pengesa kanë të drejtën e lirisë së shprehjes dhe mendimit, në veçanti për të kërkuar, marrë dhe shpërndarë informacione dhe ide mbi baza të barabarta me të tjerët, përmes të gjitha formave të komunikimit sipas zhgjedhjes së tyre.

Avokati i popullit, gjithashtu thekson se konform nenit 9 të Konventës është e nevojshme që në objektet dhe kapacitetet e tjera të hapura për opinion të sigurohen shenja të Alfabetit të Brajit, por edhe të ndërmerren masa që sa më shpejtë të ratifikohet Marrëveshja e Marakeshit, e cila deri më sot është ratifikuar nga 38 vende, ndërkaq nënshkruar nga më shumë se 60 vende, me të cilën lehtësohet qasja pranë veprave të publikuara letrare dhe shtypit për personat me shikim të dëmtuar, me çka do të sigurohet korniza juridike përmes të cilës do të rregullohet qasja pranë letërsisë dhe shtypit në një format të arritshëm.

Vetëm përmes përpjekjeve reale do t’u mundësojmë personave të verbër dhe personave me shikim të dëmtuar të rëndë të përparojnë në arsim, të krijojmë kushte që të mësojnë gjatë gjithë jetës, përparojnë dhe kualifikohen, si dhe të mundësojmë të drejtën e punësimit dhe të drejtën e zgjedhjes personale në përzgjedhjen e veprave letrare.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

korrik 2020
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Qer
Gsh

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise