Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 26-03-2020

    under construction

    më shumë
  • 20-03-2020

    under construction

    më shumë
  • 11-03-2020

    KOMUNIKATË NË LIDHJE ME PRANIMIN E QYTETARËVE/PALËVE NË INSTITUCIONIN AVOKAT I...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Lajme dhe Ngjarje

10-12-2019

Shkup

KOMUNIKATË ME RASTIN E 10-DHJETORIT DITËS SË TË DREJTAVE TË NJERIUT

Të nderuar,

“Të gëzohemi derisa jemi të rinj”
Kështu fillon himni i njohur i Universiteteve. Universialiteti dhe domethënia e këtij mesazhi e ka komponentin e njëjtë si edhe universialiteti dhe domethënia e kësaj dite – 10 Dhjetori kur në mbarë botën festohet Dita e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, këtë vit në shenjën e maksimës: “Të rinj qëndroni për të drejtat e njeriut”.

A ka gjë më të mirë se thirrja, stimulimi i të rinjve pavarësisht dallimeve se cilës racë i përkasin, cilës fe i besojnë, cilës bashkësi etnike i përkasin, të qëndrojnë dhe të luftojnë për të drejtat e veta. Duke luftuar për të drejtat e veta, në të vërtetë, ata luftojnë për të drejtat e të gjithëve, veçanërisht për ata të cilët për shkaqe të ndryshme (luftëra, analfabetizi) nuk kanë mundësi të veprojnë.

A ka gjë më të mirë sesa thirrja, stimulimi i të rinjve të qëndrojnë në luftën kundër ndryshimeve klimatike, bulingut, gjuhës së urrejtjes, racizmit, diskriminimit.

Këto janë disa nga problemet kryesore për të cilat të rinjtë duhet ta ngrenë zërin dhe të tregojnë se çka mendojnë, për shkak se ata i prekin më së shumti.

Rritja e temperaturës së ajrit, ose të ashtuquajturit “efekti serrë” drejtpërsëdrejti ndikon mbi të ardhmen e tyre. Ata, duhet të bërtasin fort “Mjaft më me të gjitha aktivitetet të cilët na e rrezikojnë të ardhmen, dhe kushtet e jetës na i bëjnë më të vështira”.

Atyre u mbetet të tregojnë se nuk dëshirojnë dhunë midis të rinjve si metodë e zgjidhjes së problemeve, por dialog për mirëkuptim.

Atyre u mbetet t’u tregojnë të rriturve “Mjaftë më me gjuhën urrejtjes”, pasojat e të cilës janë dhuna nëpër shkolla dhe kampet studentore.

Atyre u mbetet të tregojnë se dëshirojnë të jetojnë në një botë në të cilën ngjyra e lëkurës, gjinia, besimi nuk do të jetë të rëndësishëm që të mund të shoqërohen, të mësojnë dhe të argëtohen bashkë.

Të rinjtë janë shenja e ndryshimeve në botë. Ashtu ka qenë, edhe ashtu do të jetë. Ata janë promotorë e çdo gjëje të re, progresive dhe prandaj duhet të përfshihen në të gjitha rrjedhat shoqërore, në miratimin e vendimeve të cilët kanë të bëjnë me ta, në të ardhmen e tyre.

Prandaj, ju të rinj, unë si Avokat i Popullit ju bëjë thirrje “Mos Heshtni! Çdoherë kur do të mendoni, ndaluni në mbrojte të të drejtave dhe lirive të njeriut. Këtë bëjeni fuqishëm, me zë të lartë, fortë. Le të dëgjohet zëri juaj/zëri i ardhmërisë”.

                                                                               AVOKATI I POPULLIT

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

mars 2020
H M M E P S D
1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31
Shk
Pri

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise