Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • 20-06-2019

    20. QERSHORI DITA NDËRKOMBËTARE E REFUGJATËVE

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Lajme dhe Ngjarje

12-08-2019

Shkup

KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E DEPONIVE

Avokati i popullit apelon deri te Qeveria, sidomos deri te Ministria për ambient jetësor dhe planifikim hapësinor në afat sa më të shkurtë të mundshëm kohor t’i intensifikojnë punët me menaxhimin e mbeturinave, sidomos ndërtimin e deponive rajonale, dhe me këtë të parandalohet rreziku i mëtutjeshëm nga ndotja e mjedisit jetësor.

Gjegjësisht, ngjarjet e fundit me djegien e mbeturinave në deponinë rajonale Rusino të Gostivarit, si dhe deponinë Bukovo të Ohrit tregojnë në atë se sa është e rëndësishme zgjidha e kësaj çështjeje, veçanërisht që pasojat - ndotja e ajrit, ujit dhe tokës do të kenë pasoja afatgjate jo vetëm në ato rajone por edhe në gjithë vendin. Eko sistemi në asnjë rast nuk guxon të shikohet si i izoluar, por përkundrazi ai është i integruar, dhe prej këtu ndotja do të ndikojë ndaj të gjithëve.

Avokati i popullit me keqardhje konstatoi se edhe pas tre viteve nga hulumtimi i tij për situatën me deponimin e mbeturinave në Republikën e Maqedonisë së Veriut konstatimet mbesin të njëjta, ndërsa situata në terren e pandryshuar. Deponitë lokale, të cilat në pjesën më të madhe nuk plotësojnë asnjë standard ekologjik edhe mëtej punojnë, nuk ka modernizim në asnjërën prej dy deponive rajonale Drislla dhe Rusino, ndërkaq nuk ka filluar ndërtimi i asnjërës prej gjashtë deponive bashkëkohore rajonale.

Veçanërisht brengos fakti që në hartën ekologjike të Evropës, Republika e Maqedonisë së Veriut mban vendin e parë më të lartë sipas ndotjes. Së këtejmi, Qeveria, e cila i ka ndërmarrë ingerencat nga pushteti lokal në këtë sferë, tani më nuk ka hapësirë për zvarritje me zgjidhjen e kësaj çështjeje, sepse të jetuarit në ambient të shëndoshë jetësor është një prej të drejtave bazë të garantuara kushtetuese dhe këtë të drejtë të qytetarëve askush nuk guxon t’ua rrezikojë.

                                                                      
                                                                                                      AVOKATI I POPULLIT

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

gusht 2019
H M M E P S D
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31
Kor
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise