Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Lajme dhe Ngjarje

U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT  MEKANIZMIT PARANDALUES NACIONAL PËR VITIN 2018 26-06-2019

Shkup

U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES NACIONAL PËR VITIN 2018

„Në këtë Raport vjetor të tetin me rradhë të Mekanizmit parandalues nacional janë pasqyruar gjendjet në vendet e privimit nga liria dhe ndalimit, si dhe gjendjet lidhur me trajtimin e refugjatëve në vendet e strehimit dhe ndalimit të tyre, të cilat stafi i MPN-së i konstatoi gjatë vizitave të drejtpërdrejta në Stacionet policore, Institucionet ndëshkuese-korrektuese, Qendrat pranuese transitore për refugjatë, Qendra për të huaj dhe Qendra për azilkërkues. Gjatë vitit raportues realizuam gjithsej 42 vizita parandaluese, prej të cilave 11 vizita në stacione policore dhe burgje dhe 31 vizita në vende për vendosje dhe ndalim të migrantëve dhe refugjatëve. Përveç kësaj, realizuam edhe një hulumtim për nivelin e respektimit të të drejtave të shtetasve të huaj të cilët vuajnë dënimin me burg në INK – Idrizovë, për çka u realizuan 2 vizita të dedikuara në këtë institucion“.

Këtë, ndër të tjera, e tha zëvendës avokati i popullit z.nj. Vaska Bajramovska - Mustafa në pres-konferencë me rastin e prezantimit të Raportit vjetor të Mekanizmit parandalues nacional (MPN) për vitin 2018.

Sipas z.nj. Bajramovska-Mustafa brengos fakti i zbatimit jo të plotë të rekomandimeve të MPN-së pas vizitave të kryera në Stacionet policore në drejtim të përmirësimit të kushteve materiale me qëllim të eliminimit të rreziqeve për trajtim johuman dhe degradues ndaj personave të ndalur dhe personave të privuar nga liria.

„Është konstatuar se situata, edhe mëtej mbetet  kryesisht e pandryshuar, e cila në fakt është vërejtur edhe gjatë vizitave në stacionet policore, në periudhën raportuese, si dhe nga përgjigjet e organeve kompetente, nga të cilat pa dyshim rezulton se organet kryesisht i pranojnë rekomandimet tona, por nuk i zbatojnë në praktikë, sidomos nëse implementimi i tyre është i lidhur me sigurimin e mjeteve financiare, që nga aspekti i mandatit të MPN-së nuk arsyetohet“, theksoi zëvendës avokati i popullit z.nj. Vaska Bajramovska-Mustafa.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise