Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • 20-06-2019

    20. QERSHORI DITA NDËRKOMBËTARE E REFUGJATËVE

    më shumë
  • 07-06-2019

    AVOKATI I POPULLIT-MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL (MPN) NË QERSHOR DO TË JETË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Lajme dhe Ngjarje

07-06-2019

Shkup

AVOKATI I POPULLIT-MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL (MPN) NË QERSHOR DO TË JETË PRITËS I RRJETIT TË MEKANIZMAVE PARANDALUES NACIONAL TË EVROPËS JUGLINDORE

Avokati i Popullit – Mekanizmi Parandalues Nacional, më datë 11 dhe 12 qershor, për herë të parë do të jetë pritës dhe kryesues i Rrjetit të Mekanizmave Parandalues Nacional të Evropës Juglindore, i cili këtë vit do të shënoj gjashtë vjet nga formimi i tij. Mbajtja e kësaj ngjarje të rëndësishme financohet nga Misioni i OSBE në Shkup.

Takimi i këtij viti i mekanizmave parandalues Nacional të Evropës Juglindore do t’i përkushtohet Strategjisë për mbrojtjen nga represaliet (përdorimi i masave ndëshkuese), si dhe harmonizimit të metodologjisë së përbashkët për veprim lidhur me parandalimin dhe mbrojtjen nga represaliet ndaj personave të cilët bashkëpunojnë dhe u jepen informacione mekanizmave parandalues nacional.

Në këtë ngjarje, përveç Avokatit të Popullit, z. Ixhet Memeti, me fjalim do të drejtohet edhe Ambasadori Klemens Koja, Shef i Misionit të OSBE në Shkup, anëtarët e Nënkomitetit për Parandalimin e Torturës të Kombeve të Bashkuara (SPT), si dhe përfaqësuesit e mekanizmave parandalues nacional të Shqipërisë, Austrisë, Bosnjë e Hercegovinës, Bullgarisë, Greqisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Sllovenisë, Hungarisë, Kroacisë dhe Malit të Zi.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

qershor 2019
H M M E P S D
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
Maj
Kor

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise