Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 20-06-2019

    20. QERSHORI DITA NDËRKOMBËTARE E REFUGJATËVE

    më shumë
  • 07-06-2019

    AVOKATI I POPULLIT-MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL (MPN) NË QERSHOR DO TË JETË...

    më shumë
  • 02-04-2019

    ANKETË: “ÇKA MENDOJNË QYTETARËT PËR AVOKATIN E POPULLIT”

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Lajme dhe Ngjarje

01-04-2019

Shkup

KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË PRAG TË ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE DHE ZGJEDHJEVE TË PARAKOHSHME PËR KRYETARË TË TRI KOMUNAVE

Avokati i Popullit, në prag të zgjedhjeve presidenciale, dhe zgjedhjeve të parakohshme për kryetarë të komunave: Ohër, Dibër, Novo Sellë, ua rikujton qytetarëve rëndësinë e të drejtës së zgjedhjes dhe mënyrën e realizimit dhe mbrojtjes së kësaj të drejte dhe njëkohësisht u bën apel të gjitha institucioneve dhe gjithë të tjerëve për obligimin dhe përgjegjësinë e krijimit të kushteve reale për mundësimin, respektimin dhe realizimin e të drejtës së zgjedhjes së qytetarëve, si dhe rregullat për zgjedhje kredibile dhe demokratike.

Secili ka të drejtë të deklarohet për opsionin e vet, pa vuajtur kurrfarë pasoja. Qytetarët janë ata që vendosin. Askush nuk guxon, përmes formave të ndryshme të presioneve, shantazheve dhe kërcënimeve, të vendos në emër të tyre. Qytetarët nuk duhet të heshtin, përkundrazi, ata duhet të jenë aktivë, meqë me denoncimin në kohë të parregullsive, të çfarëdo qoftë lloji, ata e mbrojnë të drejtën e tyre dhe njëkohësisht kontribuojnë në procesin e përgjithshëm zgjedhor demokratik.

Pikërisht për këtë, Avokati i Popullit i inkurajon të gjithë, menjëherë dhe pa hezitim t’i denoncojnë të gjitha format e presionit, shkeljeve të të drejtave të tyre dhe rregullave, ndër të tjerash edhe në linjën e hapur falas të Avokatit të Popullit 0800 54321, drejtpërdrejt në Zyrën e Shkupit dhe zyrat rajonale të Republikës.

Gjithashtu, Avokati i Populli vë në dukje se do të intervenojë në kohë dhe në mënyrë efikase për të gjitha rastet e denoncimit të shkeljeve të të drejtave të njeriut lidhur me votimin, ndërsa të njëjtën e pret edhe nga të gjitha organet e tjera kompetente.

Avokati i Popullit, posaçërisht u bën apel të gjithë atyre që janë në pozicione udhëheqëse nëpër institucione, si dhe personave të tjerë të administratës publike, të mos e marrin guximin, në çfarëdo qoftë mënyre të kryejnë frikësime dhe presione mbi të punësuarit dhe të sillen me përgjegjësi. Në të kundërtën, sjellja e këtillë është e patolerushme dhe i nënshtrohet përgjegjësisë penale. Në këtë drejtim, Avokati i Popullit i inkurajon të gjithë të punësuarit në administratë dhe të gjithë personat e tjerë, pa hezitim dhe pa frikë, informacionet për veprimet e këtilla t’i denoncojnë deri te institucionet kompetente dhe deri te Avokati i Popullit i cili, pa përjashtim, do ta garantojë fshehtësinë e të dhënave.
Kjo vlen edhe për të gjithë punëdhënësit e tjerë të cilët, mes tjerash, në ditën e zgjedhjeve të punësuarve të tyre duhet t’u caktojnë orar pune i cili do t’u mundësojë që papengesë ta realizojnë të drejtën e votës, pa përdorur kërcënime dhe forma tjera të kushtëzimeve.

Në prag të fushatës zgjedhore, Avokati i Popullit u drejton apel të gjithë faktorëve pjesëmarrës në procesin zgjedhor, madje edhe prindërve për nevojën e domosdoshme të mbrojtjes së fëmijëve dhe të njëjtit të mos i involvojnë në fushata politike dhe zgjedhore, me qëllim të respektimit të parimit të interesit më të mirë të fëmijës. Po ashtu, mediat, në mënyrë të veçantë duhet të mbajnë llogari dhe të mos prezantojnë incizime, video nga fushatat dhe ngjashëm ku përfshihen fëmijë, gjithnjë me qëllim të mbrojtjes së fëmijëve nga manipulimet politike dhe ideologjike.

Njëkohësisht, Avokati i Popullit rikujton se mediat kanë rol kyç në mbrojtjen e të drejtës së zgjedhjes. Së këtejmi, me rëndësi të veçantë është mënyra me të cilën ata i transmetojnë informacionet. Prandaj, nevojitet informim objektiv, i balancuar dhe i qëndrueshëm, si dhe respektim i kodeksit të etikës së medias.

Nëse zgjedhjet e lira me votim të fshehtë janë shtylla e demokracisë, atëherë obligim i të gjithë faktorëve të shoqërisë është të sigurojnë kushte reale për zgjedhje të lira dhe kredibile.

                                                           
                                                                                     Seksioni për marrëdhënie me publikun         
                                                                                                     AVOKATI I POPULLIT



Kërko

Kalendari i ngjarjeve

qershor 2019
H M M E P S D
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
Maj
Kor

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise