Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 02-04-2019

    ANKETË: “ÇKA MENDOJNË QYTETARËT PËR AVOKATIN E POPULLIT”

    më shumë
  • 01-04-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË PRAG TË ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE DHE...

    më shumë
  • 01-04-2019

    LINJË TELEFONIKE FALAS PËR DENONCIMIN E SHKELJES SË TË DREJTËS ZGJEDHORE

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Lajme dhe Ngjarje

U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT PËR NIVELIN E SIGURIMIT TË RESPEKTIMIT, AVANSIMIT DHE MBROJTJES SË LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT PËR VITIN 2018 27-03-2019

Shkup

U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT PËR NIVELIN E SIGURIMIT TË RESPEKTIMIT, AVANSIMIT DHE MBROJTJES SË LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT PËR VITIN 2018

Zëvendës avokati i popullit znj. Vaska Bajramovska-Mustafa në pres-konferencë e prezantoi Raportin vjetor për nivelin e sigurimit të respektimit, avansimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut në vitin 2018.

„Pasqyruar përmes numrave, gjatë vitit të kaluar vepruam sipas 4.482 parashtresave, prej të cilave 3.458 u pranuan në periudhën raportuese, me ç’rast 50 u hapën sipas iniciativës personale, për fusha të ndryshme. Numri më i madh i parashtresave u pranuan nga fushat: jurisprudencë, marrëdhënie të punës, Institucionet ndëshkuese-korrektuese dhe Institucionet edukuese-korrektuese. Mëtej, të drejtat e konsumatorëve, mbrojtja e të drejtave gjatë veprimeve policore, fusha pronësore-juridike, financat dhe puna financiare, mbrojtja e të drejtave të fëmijës, mbrojtja sociale, mbrojtja shëndetësore, mosdiskriminimi etj. Krahas vitit 2017 të dhënat tregojnë se në vitin raportues vërehet zvogëlim i cenimeve të konstatuara për 7,60%, ndërsa nga ana tjetër analiza e të dhënave në lidhje me rekomandimet/sugjerimet  e pranuara të Avokatit të popullit , tregon zvogëlim për 13,42% krahas vitit 2017“, tha ndër të tjera në fjalimin e saj në pres-konferencën zëvendësja e avokatit të popullit znj. Vaska Bajramovska-Mustafa.

Njëherazi, znj.Bajramovska-Mustafa theksoi se gjatë vitit raportues qytetarët shprehën mosbesim më të madh  pikërisht ndaj pushtetit gjyqësor.

„Zvarritja e procedurave, është problemi kryesorë për të cilin kërkohet mbrojtje, ndërkaq është i madh edhe numri i parashtresave në të cilat qytetarët shprehin pakënaqësi nga vendimet gjyqësore, për të cilat konsiderojnë se janë miratuar në mënyrë të njëanshme, selektive, nën presion dhe të motivuara politikisht. Për rreth 60% është rritur numri i parashtesave të parashtruara  në lidhje me të drejtat nga marrëdhënia e punës. Në këtë rast, qytetarët më shpesh kërkonin mbrojtje për shkak të shkeljes së të drejtave në procedurat për punësim, pagimin e rrogave dhe kompensimeve të tjera, për sistematizimin e të punësuarve, për ndërprerjen e marrëdhënies së punës, procedura sipas ankesave dhe kundërshtimeve etj“.

„Në këtë fushë konstatuam se vazhdon praktika e “revanshizmit partiak”, pas zbatimit të çdo procesi zgjedhor, që sidomos ishte i dukshëm në fushën e arsimit dhe mbrojtjes së fëmijëve, si gjatë përzgjedhjes së kandidatëve për punësim, ashtu edhe gjatë transformimit të marrëdhënies së punës prej kohës së caktuar në kohë të pacaktuar të të punësuarve, dhe në lidhje me vazhdimin e kontratave për punë“, theksoi në pres-konferencë zëvendës avokati i popullit znj. Vaska Bajramovska –Mustafa.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

prill 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30
Mar
Maj

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise