Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • 20-06-2019

    20. QERSHORI DITA NDËRKOMBËTARE E REFUGJATËVE

    më shumë
  • 07-06-2019

    AVOKATI I POPULLIT-MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL (MPN) NË QERSHOR DO TË JETË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Lajme dhe Ngjarje

01-03-2019

Shkup

AVOKATI I POPULLIT ME RASTIN E DITËS “ZERO DISKRIMINIM”

Të nderuar,

Dita e sotme, 1 Marsi, është e njohur edhe si ditë e “zero diskriminimit, si sfidë për të gjithë faktorët në shoqëri për t’i dhënë fund çdo lloji të diskriminimit.

Lufta, me këtë dukuri negative shoqërore, është e pranishme me dekada, por e njëjta edhe më tutje është prezente në forma të ndryshme, mbi baza të ndryshme. Diku është e hapur, diku është suptile/e fshehtë. Përjashtimi, krijimi i ndjenjës se nuk ju takon ndonjë e drejtë vetëm sepse jeni të ndryshëm nga të tjerët është storja më e vrazhdë të cilën mund ta përjetoj një njeri.

Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut na mëson se të gjithë kemi lindur të barabartë dhe të gjithë duhet t’i gëzojmë të gjitha të drejtat. Autoritetet duhet ta kenë çdoherë parasysh kur miratojnë ndonjë ligj, ndonjë rregull. Ata duhet t’i identifikojnë të gjitha format e diskriminimit, si dhe të angazhohen që të njëjtat të parandalohen.

Toleranca është baza e luftës me diskriminimin, ndërsa mësimi i tolerancës fillimisht duhet të drejtohet tek më të rinjtë – fëmijët. Ata pikë së pari duhet të mësojnë të respektojnë, të mësojnë se njerëzit kanë ngjyrë të ndryshme të lëkurës, se u përkasin religjioneve, kombësive të ndryshme dhe se kjo pasuri duhet të respektohet. Krijimi i gjeneratave të shëndosha dhe tolerante është shumë i rëndësishëm për një shtet.

Ne, mbrojtësit e të drejtave të njeriut jemi këtu që t’i përkujtojmë autoritetet se maksimalisht duhet të punojnë në çrrënjosjen e diskriminimit nëse dëshirojnë zhvillim të mirëfilltë dhe jo zhvillim deklarativ demokratik të shoqërisë.
Në këtë drejtim, nuk mjaftojnë vetëm rregullat ligjore, por është i nevojshëm implementimi i tyre, me qëllim që çdo individ të ketë qasje në energjinë elektrike, ujin e pijshëm, procesin arsimor, punë, të mund ta realizoj të drejtën e votës. Me një fjalë, secili të ndihet i integruar se është pjesë e shoqërisë, se është i dobishëm dhe se mund të kontribuoj për zhvillimin e tij.
Për këto arsye, të gjithë së bashku dhe jo vetëm sot por në kontinuitet, duhet të luftojmë për ta arritur moton “zero diskriminim”.
                                                                                     
                                                                                  AVOKATI I POPULLIT

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

korrik 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31
Qer
Gsh

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 38
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise