Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • 20-06-2019

    20. QERSHORI DITA NDËRKOMBËTARE E REFUGJATËVE

    më shumë
  • 07-06-2019

    AVOKATI I POPULLIT-MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL (MPN) NË QERSHOR DO TË JETË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Lajme dhe Ngjarje

06-03-2019

Shkup

KOMUNIKATË

Avokati i Popullit, në vazhdimësi e ndjek sigurimin e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve si konsumatorë, përkatësisht  shfrytëzuesve të shërbimeve, përfshirë edhe para EVN Maqedoni SHA dhe, në këtë kontekst, pas paralajmërimit të Qeverisë për shlyerjen e borxheve të prapambetura edhe mbi bazë të energjisë elektrike, me qëllim të shqyrtimit të gjendjes hapi lëndë me iniciativë të vet, me ç’rast nga ky organ kërkoi informata të detajuara në lidhje me këtë njoftim.

Duke e marrë parasysh numrin gjithnjë e më të madh të ankesave të qytetarëve të cilët nuk mund t’i përmbushin obligimet ndaj EVN, Avokati i Popullit kërkon nga udhëheqësia e EVN që deri në përfundimin e këtij procesi, të mos të mos ua ndërpres furnizimin me energji elektrike amvisërive, të mos ndërmerr veprime për arkëtim të detyrueshëm dhe të mos i detyroj të lidhin kontrata për pagesën në këste.

Sipas Avokatit të Popullit, EVN me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve – konsumatorëve, fillimisht duhet të konstatoj se cila kategori e qytetarëve do të përfshihet me këtë proces, periudha kohore për të cilën do të përcaktohej shlyerja e borxheve dhe në këtë shlyerje a do të përfshihen kamatat, shpenzimet e procedurave, si dhe ndriçimi publik.
Gjithashtu, udhëheqësia e EVN duhet ta merr parasysh faktin se  një numër i madh i lëndëve kanë qëndruar në gjykata dhe nuk janë proceduar, ndërsa për shkak të jokonsekuencave dëmi ekskluzivisht bie mbi qytetarët, borxhet e të cilëve ndër vite janë rritur shumëfish.

Avokati i Popullit, si organ i cili i promovon dhe mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve, në kuadër të kompetencave të përcaktuara me Kushtetutë dhe Ligjit për Avokatin e Popullit do ta ndjek gjendjen dhe realizimin e këtij njoftimi, dhe do t’i ndërmerr të gjitha masat për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve pranë EVN.


                                                                                                                                     AVOKATI I POPULLIT

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

korrik 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31
Qer
Gsh

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 4
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise