Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Lajme dhe Ngjarje

22-02-2019

Shkup

KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT PËR NGJARJET NË BURGUN "SHKUP" - SHKUP

Avokati i popullit informon opinionin se hapi lëndë sipas iniciativës së vet në lidhje me informatat e mediave, si dhe paraqitjet nga familjarët e personave të paraburgosur se në seksionin e paraburgimit të Burgut "Shkup’’ – Shkup, ka ndodhur incident, me ç’rast ish-ministrat Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski kanë marrë lëndime.

Ekipe të Avokatit të popullit janë në Burgun "Shkup’’ me qëllim të hetimit të rastit, me ç’rast do të sigurohet dokumentacioni i plotë, do të bisedohet me personat të cilët kanë marë pjesë në incidentin, me dëshmitarë të rastit, zyrtarë, do të bëhet inspektim në vendin e ngjarjes, ndërkaq do të sigurohen edhe video - nçizime nga kamerat për mbikëqyrje.

Gjithashtu, konform nenit 24 paragrafit 1 alinesë 3 të Ligjit për avokatin e popullit, do të thiren për bisedë drejtori i Drejtërisë për ekzekutimin e sanksioneve, drejtori i Burgut "Shkup’’, dhe të gjithë personat zyrtarë të cilët mund të japin të dhëna të nevojshme në procedurë, me qëllim të zbardhjes së rastit, pas të cilës Avokati i popullit do ta informojë opinionin për gjendjen e konstatuar dhe masat e mara.

Në ndërkohë, Avokati i popullit përkujton se rastet e tilla, i vërtetojnë konstatimet e tija shumvjeçare për seriozitetin e problemeve në sistemin e burgjeve në çdo aspekt: si material, kadrovik, të sigurimit, shëndetësor, arsimor etj.

Sipas Avokatit të popullit, kjo që ndodh në institucionet ndëshkuese - korrektuese është rezultat edhe i vendosjes së kuadrove joprofesionale dhe partiake në pozicione udhëheqëse në këto institucione, ndërkaq si pasojë e kësaj ndërmjet popullatës në burgje ka ndarje në të privilegjuar dhe jo të privilegjuar, në baza të ndryshme, siç janë: materiale, statusi social, nacional, fetar, partiak, etj., ndërkaq për shkak të sistemit të dobët funksional të sigurimit nuk rrezikohen vetëm të paraburgosurit dhe personat e dënuar, por edhe shoqëria në përgjithsi.

Burgjet për momentin janë vend në të cilin zënkat dhe rrahjet ndërmjet të dënuarve, si dhe personave të paraburgosur janë të shpeshta, ndërsa arsyet janë të ndryshme, por të njohura në përgjithsi: për shkak të "ndërmjetësimit’’, për fitimin e benefiteve, sigurimit të celularit, përmes sigurimit të krevatit, dhënien e shërbimeve të tjera (huadhënie e parave) – dhe e gjithë kjo për një kompensim të caktuar në para, në të cilat janë të involvuar edhe të punësuarit në burgjet.

Për këtë, si dhe për ri-socializimin jofunksional i cili në vend që të ri-edukojë, përkundrazi regruton persona me sjellje devijante, e kemi alarmuar opinionin dhe kemi kërkuar nga udhëheqësia e burgjeve dhe Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve  seriozisht t’i hetojnë të dhënat e tilla dhe deklaratat e personave që janë në paraburgim ose e vuajnë dënimin, por deri më sot nuk ka reagim.

Avokati i popullit apelon deri te udhëheqësia e institucioneve ndëshkuese -korrektuese, Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve, si dhe Ministria për drejtësi që seriozisht të merren me përmirësimin e sistemit të burgjeve në tërësi, me ç‘rast, në veçanti të merret parasysh serioziteti i situatës, duke ndërmarrë masa për sigurimin e integritetit fizik të personave, monitorim, parandalim dhe pengim të dhunës fizike dhe të llojeve tjera të dhunës të cilat mund ta rrezikojnë shëndetin dhe jetën e personit derisa vuan masën e paraburgimit ose dënimin me burg.

Së këtejmi, Avokati i popullit pret që organet kompetente t’i ndërmarrin të gjitha masat për zbardhjen e këtij rasti dhe të konstatojnë se, a është reaguar në mënyrë përkatëse nga ana e pjesëtarëve të policisë së burgut ose shërbimeve të tjera dhe rrjedhimisht të sanksionohen personat, të cilët edhepse kanë detyrë të parandalojnë dhe pengojnë dhunën, kanë lejuar që kjo të ndodhë.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise