Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 02-04-2019

    ANKETË: “ÇKA MENDOJNË QYTETARËT PËR AVOKATIN E POPULLIT”

    më shumë
  • 01-04-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË PRAG TË ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE DHE...

    më shumë
  • 01-04-2019

    LINJË TELEFONIKE FALAS PËR DENONCIMIN E SHKELJES SË TË DREJTËS ZGJEDHORE

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Lajme dhe Ngjarje

10-12-2018

Skopje

KOMUNIKATË ME RASTIN E 10 DHJETORIT DITËS NDËRKOMBËTARE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT

Të nderuar,

Më 10 dhjetor, 70 vjet më parë, shtetet anëtare të Kombeve të bashkuara morrën vendim që në letër t'i vendosin postulatet e të drejtave të njeriut dhe këtë dokument ta quajnë Deklaratë universale për të drejtat e njeriut. Jam i sigurtë se në atë moment kanë marrë parasysh dimensionin e tyre universal. Që atëherë kjo ditë shënohet në mënyrë simbolike si Dita ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, si ditë e cila shërben si kujtesë se çdo qenie njerëzore meriton respekt, një jetë dinjitoze, trajtim të barabartë.
Gjithkush, Kudo, Gjithmonë, Të gjithë. Këto, shkurtimisht janë postulatet kryesore të Deklaratës e cila me kalimin e viteve u bë pjesë integrale e një numri të madh të dokumenteve vendore dhe ndërkombëtare. Kjo u bë bazë për trajtim të barabartë të njerëzve pavarësisht nga raca, feja apo kombësia të cilës i përkasin. Ku jetojnë, në cilën situatë gjenden.
Barazia, u bë rregull bazë e qeverisjes së të gjitha vendeve dhe kjo si për shtetasit e vet, ashtu edhe për të huajt, refugjatët/emigrantët, azilantët. E drejta, drejtësia, qasja e njëjtë pranë të gjitha të mirave u bënë rregull kryesore e jetesës në pjesën më të madhe të botës.
Por, për të arritur deri te e gjithë kjo duheshte të kalojnë vite, të fitohen shumë beteja. Martin Lluter King ,,të ëndërojë ëndrën e vet'', Roza Park të dëshmojë se ngjyra e lëkurës nuk e bën më pak të vlefshme që të jet në pjesën e parë të autobusit, Nellson Mandella të bëhet simbol i luftës kundër aparthejdit.
Të nderuar,
Kjo është vetëm një pjesë e vogël e historisë së luftës për barazi, e cila për fatë të keq edhe sot, pas 70 vjetësh ende po zhvillohet në pjesë të caktuara të botës. Sot, në shekullin 21, në kohën e teknologjisë digjitale, për fat të keq edhe mëtej ka vende ku gratë dhe fëmijët nuk trajtohen në mënyrë të barabartë, ku qasja pranë ujit të pastër dhe energjisë elektrike është një luks, ku zhvillohen luftëra më primitive për shkak të të  cilave mijëra njerëz janë të detyruar t'i braktisin shtëpitë e tyre dhe marrin statusin e refugjatëve/emigrantëve.
Sot, është një shkas i mirë që ne mbrojtësit e të drejtave të njeriut edhe një herë të konfirmojmë angazhimin tonë të fortë të punojmë në promovimin dhe avansimin e të drejtave të njeriut. Të punojmë të gjithë nën kushte të njëjta që të mund t'i realizojnë të drejtat e veta të garantuara me kushtetutë dhe ligj. Të eliminojmë diskriminimin, torturën, trajtimin johuman, të ndihmojmë në krijimin e kushteve për një qasje të barabartë pranë të drejtës dhe drejtësisë për të gjithë. Të ndihmojmë që fëmijët të kenë fëmijëri të lumtur dhe pa brenga, arsim cilësor. Të dëshmojmë se nevoja për barazi gjinore është e kaluar. Në realitet, kjo është edhe detyra e jonë kryesore, si avokatë të popullit, maksimalisht të përpiqeni për të drejtat dhe liritë e tyre.
Për këto arsye, u bëj thirrje autoriteteve, institucioneve që në mënyrë konsekuente t'i zbatojnë dispozitat ligjore që të mundësojnë trajtim të barabartë për të gjithë, sepse vetëm në atë mënyrë do të mund të themi se me të vërtetë kemi ndërtuar Një shoqëri për të gjithë.


                                                                         AVOKATI I POPULLIT

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

prill 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30
Mar
Maj

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise