Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • 20-06-2019

    20. QERSHORI DITA NDËRKOMBËTARE E REFUGJATËVE

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Lajme dhe Ngjarje

20-11-2018

20.11.2018, Shkup

KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN I DITËS NDËRKOMBËTARE TË FËMIJËS

Këtë 20 nëntor ta ngjyrosim me ngjyrë të kaltër.

Këtë vit, ngjyra e kaltër është shenja mbrojtëse e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijës. Prandaj, vishni një bluzë të kaltër, vendosni një simbol të kaltër apo një detaj të vogël të kaltër. Çdo gjë le të jetë në shenjën e ngjyrës së kaltër, me çka do të tregojmë se i respektojmë fëmijët.

Të tregojmë se i respektojmë të drejtat  e tyre: Të shkojnë në shkollë dhe aty të jenë të sigurt, Të mësojnë, Të kenë kohë të lirë, Të marrin pjesë në marrjen e vendimeve të cilët kanë të bëjnë me ta, Të ndihen si pjesë të komunitetit, familjes, Të mësojnë të bisedojnë, Të falin, Të dashurojnë dhe të duhen nga të tjerët. Me një fjalë, tua bëjmë me dije se sa të rëndësishëm janë ata për shoqërinë, për përparimin/zhvillimin e saj.

Në këtë kontekst është me rëndësi tu tregojmë se çdoherë jemi këtu për t’i mbështetur, për t’ju ndihmuar dhe mbrojtur, veçanërisht sot në epokën e zgjerimit masiv të mediave sociale, të cilat kanë edhe ndikim pozitiv, por edhe negativ mbi ta. T’i mësojmë se si ta përdorin këtë vegël të re të komunikimit, por edhe si t’i identifikojnë rreziqet të cilat u kanosen.

Avokati i Popullit edhe këtë vit e shfrytëzon këtë rast të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijës ta përkujtoj rëndësinë e procesit të edukimit të fëmijëve, nga përfshirja e tyre në të gjitha rrjedhat e shoqërisë, nga nevoja e mbrojtjes së tyre nga dhuna, si në shkolla ashtu edhe në familje, sepse vetëm personi i ndërtuar në mënyrë të shëndetshme mund të krijoj shoqëri të shëndetshme, demokratike dhe tolerante.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

shtator 2019
H M M E P S D
1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30
Gsh
Tet

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise