Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 31-03-2020

    REKOMANDIMI I AVOKATIT TË POPULLIT DERI TE QEVERIA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË...

    më shumë
  • 26-03-2020

    REKOMANDIME PËR VEPRIMIN ME PERSONAT E PRIVUAR NGA LIRIA NË KUSHTE TË PANDEMISË...

    më shumë
  • 20-03-2020

    PLANI I PUNËS I AVOKATIT TË POPULLIT NË KUSHTE TË JASHTËZAKONSHME

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

10-12-2019

Nikozi, Qipro

PJESËMARRJA E PËRFAQËSUESIT TË AVOKATIT TË POPULLIT NË KONFERENCËN “PARIMET E VENECIAS PËR FUQIZIMIN E INSTITUCIONIT AVOKAT I POPULLIT”

Përfaqësuesi i Avokatit të Popullit mori pjesë në Konferencën e organizuar nga Asociacioni i Ombudsmanëve të Mesdheut (AOM), Këshilli i Evropës dhe Komisioneri për Administrimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Qipro, e cila u mbajt në Nikozi.

Në prezencë të një numri të madh të përfaqësuesve të institucioneve të më shumë shteteve, u prezantuan Parimet për mbrojtjen dhe promovimin e institucioneve të Avokatit të Popullit “Parimet e Venecias”, të miratuara në mbledhjen 118-të plenare e cila u mbajt në Venecia, Itali më datë 15-16 Mars të vitit 2019, të aprovuara nga Komiteti i Ministrave në Mbledhjen e 1345-të të ministrave e mbajtur në Strasburg, Francë më datë 2 maj të vitit 2019.

Folësit në këtë Konferencë, informuan se në bazë të komenteve të anëtarëve të Komisionit, znj. Lidie Er nga Luksemburgu, z. Jan Helgesen nga Norvegjia, z. Johan Hirsheldt Suedia dhe z. Jorgen Shten Sorensen Danimarkë, si edhe z. Igli Totozani ekspert nga Shqipëria, u përcaktuan parimet e institucionit Avokat i Popullit, në formë të shkruar. Këto parime dhe rregulla, duhet të jenë bazë për atë se si duhet të rregullohet institucioni Avokat i Popullit, mënyra e zgjedhjes, emërimit dhe shkarkimit të Avokatit të Popullit, mandati i tij, ruajtja e pavarësisë së institucionit dhe ngjashëm.



Kërko

Kalendari i ngjarjeve

prill 2020
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30
Mar
Maj

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 83
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise