Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 31-03-2020

    REKOMANDIMI I AVOKATIT TË POPULLIT DERI TE QEVERIA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË...

    më shumë
  • 26-03-2020

    REKOMANDIME PËR VEPRIMIN ME PERSONAT E PRIVUAR NGA LIRIA NË KUSHTE TË PANDEMISË...

    më shumë
  • 20-03-2020

    PLANI I PUNËS I AVOKATIT TË POPULLIT NË KUSHTE TË JASHTËZAKONSHME

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

PËRFAQËSUES TË MEKANIZMIT PARANDALUES NACIONAL MORËN PJESË NË KONFERENCËN ME RASTIN E 30 VJETORIT TË THEMELIMIT TË KOMITETIT PËR PARANDALIMIN E TORTURËS 03-11-2019

03-06.11.2019, Strasburg Republika e Francës

PËRFAQËSUES TË MEKANIZMIT PARANDALUES NACIONAL MORËN PJESË NË KONFERENCËN ME RASTIN E 30 VJETORIT TË THEMELIMIT TË KOMITETIT PËR PARANDALIMIN E TORTURËS

Këshilltari shtetëror për parandalimin e torturës, znj. Vjollca Rushaj dhe këshilltari për parandalimin e torturës, z. Aleksandar Trenkoski, si pjesë e Avokatit të popullit – Mekanizmit parandalues nacional të Republikës së Maqedonisë së Veriut, prej datës 3-6 nëntor të vitit 2019 morën pjesë në Konferencën në Strasburg, Francë, me rastin e 30 vjetorit të themelimit të Komitetit për parandalimin e torturës.

Në këtë Konferencë morën pjesë 300 përfaqësues të Mekanizmave parandalues nacional nga (Shqipëria, Armenia, Austria, Kroacia, Qiproја, Republika e Çekisë, Danimarka, Franca, Gјеоgjia, Gjermania, Greqia, Hungaria, Kazahstani, Kirgistani, Lihtenshtajni, Luksemburgu, Moldavia, Mali i Zi, Holanda, Republika e Maqedonisë së Veriut, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Serbia, Sllovenia, Spanja, Zvicra, Tunizia, Turqia, Ukraina dhe Britania e Madhe), si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare nga Shqipëria, Armenia, Bulgaria, Kroacia, Franca, Gjeorgjia, Greqia, Hungaria, Italia, Kazahstani, Kirgistani, Moldavia, Polonia, Rumania, Serbia, Spanja, Turqia dhe Ukraina, të cilët diskutuan për të drejtën për avokat dhe garanca të tjera mbrojtëse në orët e para të privimit nga liria në stacionet policore, sfidat dhe praktikat e mira të mekanizmave parandalues nacional në vende të ndryshme.

Qëllimi i kësaj Konference ishte shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira gjatë shqyrtimit dhe përcjelljes së rekomandimeve nga raportet e mekanizmave parandalues nacional, me theks në të dretën për avokat në orët e para të ndalimit nga ana e policisë dhe në këtë drejtim ata u organizuan në grupe të punës në të cilat u diskutua për sfidat dhe planet për të ardhmen, se si mekanizmat parandalues nacional të veprojnë lidhur me këtë çështje.

Ky aktivitet ishte realizuar dhe finansuar nga Këshilli i Evropës, OSBE-ja dhe Asociacioni  për Parandalimin e Torturës (APT).

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

prill 2020
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30
Mar
Maj

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 12
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise