Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 26-06-2020

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E 26 QERSHORIT-DITËS NDËRKOMBËTARE...

    më shumë
  • 17-06-2020

    KOMUNIKATË LIDHUR ME ARKËTIMIN PËR LËSHIMIN E DËFTESAVE

    më shumë
  • 09-06-2020

    under construction

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

29-10-2019

29-31.10.2019, Zagreb

PJESËMARRJE NË PUNËTORINË PËR ROLIN E INSTITUCIONEVE NACIONALE PËR TË DREJTAT E NJERIUT NË NDËRTIMIN E PAQËS

Përfaqësues i Avokatit të popullit mori pjesë në punëtorinë e titulluar “Duke hulumtuar rolin e Institucioneve nacionale për të drejtat e njeriut në ndërtimin e paqës“, organizuar nga Rrjeti Evropian i Institucioneve nacionale për të drejtat e njeriut (ENNHRI) u mbajt në Zagreb, prej datës 29 deri më datën 31 tetor të vitit 2019.

Punëtoria kishte për qëllim të hulumtojë marrëdhëniet ndërmjet të drejtave të njeriut dhe  ndërtimit të paqës, si dhe të shqyrtojë rolin që institucionet për të drejtat e njeriut do të mund të kishin në këtë fushë. Përmes shembujve të ndryshëm të marë nga vendet në Evropë dhe më gjërë u diskutuan strategji dhe mënyra të ndryshme për ndërtimin e paqes në shoqëritë në konflikt, ruajtjen e paqes së qëndrueshme, si dhe ndërtimin dhe forcimin e besimit ndërmjet palëve të prekura nga konflikti në shoqëritë pas konfliktit, roli i arsimit dhe rëndësia e fushatave për ngritjen e vatëdijes te qytetarët për paqën dhe zgjidhjen paqësore të konflikteve.

Për të ilustruar temat e lartpërmendura, në punëtori u shkëmbyen praktika të mira nga Evropa, por edhe nga bota në përgjithësi.

Në punëtori morën pjesë përfaqësues të Institucioneve nacionale për të drejtat e njeriut të ENNHRI-t, por edhe përfaqësues të organeve dhe komisioneve të tilla ose të ngjashme nga Uganda, Sri Lanka dhe Guatemala.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

korrik 2020
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Qer
Gsh

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise