Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 04-01-2020

    PËRKUJTIM DHE MESAZH I AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E 4 JANARIT – DITËS...

    më shumë
  • 10-12-2019

    KOMUNIKATË ME RASTIN E 10-DHJETORIT DITËS SË TË DREJTAVE TË NJERIUT

    më shumë
  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

31-10-2019

31.10-01.11.2019 Vlorë, Republika e Shqipërisë

U NËNSHKRUA MARRËVESHJA PËR BASHKËPUNIM NDËRMJET OMBUDSMANËVE TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT, KOSOVËS DHE SHQIPËRISË

Avokati i popullit, z. Ixhet Memeti mori pjesë në takim me kolegët e tij, Avokatin e popullit të Republikës së Kosovës, z. Hilmi Jashari dhe Avokatin e popullit të Republikës së Shqipërisë, znj. Erinda Ballanca, i cili u mbajt në Vlorë, Republika e Shqipërisë. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të Komisioneve për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi.

Në këtë takim të tretë ( dy të parat u mbajtën në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Kosovës), u nënshkrua Marrëveshja për bashkëpunim ndërmjet Institucioneve të avokatit të popullit dhe anëtarëve të Komisioneve për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi me qëllim ngritjen e nivelit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, dhe në interes të mbrojtjes më të madhe të të drejtave të qytetarëve.

Gjegjësisht, ombudsmanët nga të tre vendet u dakorduan që të krijojnë kushte për shkëmbimin e ekspertëve në nivel institucional me qëllim të shkëmbimit të përvojave në lidhje me mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të njeriut dhe luftën kundër diskriminimit. Ata, njëherazi u dakorduan edhe për ndërmarrjen e iniciativave të përbashkëta me fokus në promovimin e të drejtave të njeriut.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

janar 2020
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Dhj
Shk

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise