Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

16-10-2019

Riga, Republika e Latvisë

PËRFAQËSUES TË AVOKATIT TË POPULLIT MORËN PJESË NË TRAJNIMIN/PUNËTORINË DY-DITORE PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

Përfaqësues të Avokatit të popullit morën pjesë në trajnimin/punëtorinë dy-ditore për mbrojtjen e të dhënave personale nën titullin "Rregullorja e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave personale dhe sfidat nga aspekti i të drejtave të njeriut", e cila në organizim të Rrjetit Evropian të Institutit ndërkombëtarë të ombudsmanit (IOI) dhe Avokatit të popullit të Republikës së Latvisë u mbajt në Riga, Republika e Latvisë.

Qëllimi kryesorë i trajnimit ishte njohja me rregullat e Rregullores së përgjithshme të Bashkimit Evropian (GDPR 2016/679 OJ L 119, të datës 04.05.2016) e cila ka të bëjë me mbrojtjen e të dhënave personale dhe aspektet e ndryshme për implementimin e saj nga ana e shteteve-anëtare. Kjo rregullore i mbron të drejtat dhe liritë themelore të personave fizik, dhe sidomos të drejtën e tyre të mbrojtjes së të dhënave personale, duke përcaktuar rregulla në lidhje me mbrojtjen e personave fizik lidhur me përpunimin e të dhënave personale dhe rregulla në lidhje me lëvizjen e lirë të të dhënave personale, e cila në suaza të Unionit nuk është e kufizuar  dhe as e ndaluar, për arsye që lidhen me mbrojtjen e personave fizik në lidhje me përpunimin e të dhënave personale. Kjo rregullore nuk është e detyrueshme për Republikën e Maqedonisë së Veriut, por vetëm për vendet anëtare të BE-së, mirëpo, rregullat e saja duhet të inkorporohen në legjislacionin e brendshëm për t’i sjell ato në përputhje me legjislacionin e BE-së.

Punëtoria u nda në tre seanca: Rregullorja e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave personale dhe mbikëqyrja mbi zbatimin e saj, Rregullorja e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave personale dhe zbatimi i saj në nivel nacional dhe Rregullorja e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qytetarët. Të tre seancat shqyrtuan çështjet lidhur me institucionet nacionale që mbajnë përgjegjësitë  kryesore për sigurimin e mbrojtjes së të dhënave personale në nivel nacional, implementimin e rregullave që dalin nga Rreullorja e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave personale të BE-së, si dhe pasojat nga zbatimi i saj në lidhje me qytetarët.

Pjesëmarrësit, patën mundësi, ndër të tjera të shkëmbejnë eksperienca praktike nga vendet e tyre, por edhe të shqyrtojnë raste të ndryshme në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale në koрrelacion me të drejtat e tjera të njeriut, në mes të cilave e drejta për privatësi, e drejta për qasje në informacione dhe sigurimi dhe mbrojtja e intersit publik.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

nëntor 2019
H M M E P S D
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30
Tet
Dhj

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise